E premte, 2 Dhjetor, 2022

Flet AJLIN nga Tropoja, nëna e 7 fëmijëve: Sa e bukur të kesh shtëpinë e mbushur me fëmijë

Intervistoi: Donat Maloku

Është vetëm 29-vjeçare dhe ka 7 fëmijë të cilët ja mbushin zemrën plotë dashuri. Përveç një nënë e zonja, gjithashtu është edhe një grua e shkolluar dhe e punësuar. Kjo është Ajlin Alfredaj, e cila padyshim se mund të quhet si “gruaja e hekurt” e Tropojës.

- Advertisement -

Ajlin në një intervistë për “Kids of Kosova” (www.kidsofkosova.net) e para për mediat kosovare, tregon si është ta kesh të mbushur familjen me fëmijë, sa e ka të vështirë të kujdeset për ta dhe njëkohësisht të punojë, sa e ndihmon burri i saj dhe nëse dëshiron të ketë ende fëmijë… 

Kids of Kosova: Znj, Ajlin së pari faleminderit që gjetët kohë të flisni për “Kids of Kosova”. Na flisni për vetën, bashkëshortin, nga jeni, ku jetoni, çfarë punoni?

Ajlin: Përshëndetje dhe do doja t’ju falenderoja ju stafin dhe të gjithë ndjekësit dhe dashamirësit e “Kids of Kosova” ku pjesë e këtyre ndjekësve jemi edhe ne familja ALFREDAJ.
Unë quhem AJLIN Alfredaj jam 29 vjeçe, jam e diplomuar si Juriste dhe Master Shkencor Kushtetuese Administrative, gjithashtu jam diplomuar si mësuese e Edukimit Fizik Specialiteti Basketboll dhe Master Profesional, ndërsa aktualisht jam duke Vazhduar Akademinë Politike me bursë Studimi nga një projekt Zvicerian për Bashki të Forta.
Punoj si Juriste në Kadastrën Tropojë ndërsa bashkëshorti quhet ALFRED ALFREDAJ dhe është i diplomuar për Edukim Fizik dhe punon si Mësues i Edukimit Fizik. Gjithashtu ka marrë liçencën UEFA A dhe aktualisht ka edhe një akademi private me 80 fëmijë që i stervit në futboll nga mosha 6-19 vjeç dhe ekipi quhet AF.VALBONA. Jetojmë në Fierzë të Tropojës në pallat.

- Advertisement -

Kids of Kosova: Ju keni vendosur të keni një familje të madhe. Sa fëmijë keni, çfarë moshe kanë, a janë në shkollë?

Ajlin: Nuk di të them nëse zgjodha unë të kem një familje të madhe apo deshi Zoti që të kishim një familje kaq të sepse na bekoi me 3 palë binjakë dhe një tek, se po të ishin lindje normale nuk do të ishte familje shumë e madhe nëse do ishin 4 lindje dhe 4 fëmijë, por Zoti deshi dhe na bekoi me 7 fëmijë.

Binjakët e parë janë Rea dhe Rei të cilët janë 9-vjeç dhe futen në klasën e 4 por e veçanta është që kanë lindur me 12 Korrik dhe e kanë ditëlindjen në të njëjtën datë me Bashkëshortin, Fredin dhe vajzën e vogël që ka lindur tek KENZA dhe është 3-vjeçe e cila futet në Kopësht, pra kemi 4 ditëlindje me 12 Korrik.

Binjaket e dyta janë SELMA dhe AJSELI të cilat janë 6-vjeçe dhe futen në klasën e 1. Binjakët e 3 janë AJLA dhe AMELIA të cilat janë 5-vjeçe dhe janë Parashkollore.

Kids of Kosova: A mendoni të keni dhe fëmijë të tjerë, nëse po, edhe sa dëshironi?

Ajlin: Të jem e sinqertë do donim edhe një vëlla për REIN i cili e dëshiron, prandaj “never say never” (kurrë mos thuaj kurrë).

Kids of Kosova: Ju edhe punoni, na tregoni sa e keni të vështirë që të shkoni në punë dhe të kujdeseni edhe për fëmijët?

Ajlin: Po është e vërtetë që edhe punoj, por asnjëherë fëmijët nuk më bëhen pengesë për të ndjekur punën Akademinë Politike, por gjithashtu unë jam e zgjedhur edhe si Këshilltare Bashkiake sepse kemi edhe nënën e Fredit që jeton me ne, e cila na ndihmon, por më e rëndësishmja është që me Fredin kemi një bashkëpunim fantastik dhe ndihmojmë njëri-tjetrin në gjithçka, ndërsa fëmijët jam mëse e sigurtë që janë motivim dhe na japin forcë e dëshirë për të ecur përpara.

Kids of Kosova: Sa ju ndihmon burri në kujdesjen e fëmijëve?

Ajlin: Bashkëshorti më ndihmon shumë dhe është shoku im më i mirë dhe në të gjitha buzëqeshjet, qarjet e fëmijëve jemi bashkë duke ndihmuar njëri-tjetrin.

Kids of Kosova: Për fund,  cili është mesazhi juaj për të gjitha nënat shqiptare?

Ajlin: Mesazhi im për të gjitha nënat shqiptare do të ishte që t’a vlerësojnë veten gjithashtu t’a kuptojnë që fëmijët nuk janë pengesë në rrugëtimin e tyre drejt sukseseve profesionale, por përkundrazi janë motivim, sepse kemi një arsye më shumë për të luftuar drejt suksesit.

Ju falënderoj që më dhatë mundësinë të ndaj me ju eksperiencën dhe t’ju njoh me familjen time prandaj ju përshëndesim përzemërsisht dhe sinqerisht! Me respekt Ajlin Alfredaj Tropojë! (KidsofKosova)

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Mësuesja Blerona Ahmeti nga Akademia jCoders: E ardhmja i përket fushës së teknologjisë

Autor: Albanian Kids Education Ëndrrën që e kishte në fëmijëri e ka realizuar. U jep...

INTERVISTË| Avni Morina, drejtor i arsimit në Rahovec: Kemi bërë ndryshime thelbësore në shkolla – dhe një mesazh për Arbërie Nagavcin

Nga: Albanian Kids Education Avni Morina është në mandatin e dytë si drejtor i arsimit...

INTERVISTË| Fatime Demolli-Mustafa: Në shkollat e Prishtinës janë rreth 500 nxënës me nevoja të veçanta

Nga: Albanian Kids Education Komuna e Prishtinës ka miratuar propozimin e Drejtorisë së Arsimit në...

Florent Hasallari, nxënësi nga Hani i Elezit me talent të veçantë në pikturë

Albanian Kids Education (www.kidsofkosova.net) nis prezantimin e nxënësve talent të shkollës "Ilaz Thaçi" në...