E diel, 17 Janar, 2021

Flet Ajlin Alfredaj nga Tropoja: Si është të rritësh 7 fëmijë dhe të bësh karrierë në politikë

- Advertisement -
- Advertisement -
- Advertisement -
- Advertisement -

Intervistoi: Donat Maloku

Është nënë e 7 fëmijëve por kjo nuk e ka penguar të kryejë dy fakultete dhe më pas të merret intesivisht me politikë.

Ajo aktualisht mban pozitën e drejtoreshës së Kadastrës nëTropojë të Shqipërisë, dhe njëherit është kryetare e Aleancës së zgjeruar të Grave për Tropojën.

Kjo është Ajlin Alfredajm 29-vjeçarja nga Tropoja, me të cilën “Kids of Kosova” (www.kidsofkosova.net) ka realizuar një intervistë, ku tregon sa është e vështirë që një grua të merret aktivisht me politikë.

Ajo thotë se gratë duhet të kenë besim te vetja e tyre dhe të bëhen pjesë e politikës që të angazhohen për të mirën e përgjithshme.

Kids of Kosova: Një prezantim i juaj i shkurte, CV?

Ajlin Alfredaj: Jam 29 vjeçare, kam 7 fëmijë, 6 vajza dhe një djalë. Jam e diplomuar për Juridik dhe master Kushtetuese Administrative, gjithashtu jam e diplomuar për Edukim Fizik dhe Sporte specialiteti Basketboll si Mësuese e Edukimit Fizi.

Kam mbaruar Akademinë Politike. Tani punoj si drejtoreshë e Kadastrës ASHK TROPOJË,jam e zgjedhur si Këshilltare Bashkiake, jam kryetare e Aleancës së zgjeruar të Grave për Tropojën.

Kids of Kosova: Ju merreni me politikë në Bashkinë e Tropojës. Sa u jepet hapësirë grave në Shqipëri që të jenë pjesë e vendimarrjes në politikë?

Ajlin Alfredaj: Realisht jam shumë aktive në jetën politike në Bashkinë e Tropojës e jo vetëm dhe mundohem të jem një shembull i mirë për gratë e tjera duke ju dhënë shembullin tim, pasi nëse kanë dëshirë të japin kontributin e tyre për të rregulluar jetesën e për të qënë pjesë e vendim-marrjes nuk ju bëhet pengesë as të qënurit nënë, por as të qënurit grua, por e vetmja gjë që ju bëhet pengesë është mungesa e besimit tek vetja.

Prandaj mendoj dhe jam mëse e sigurtë që në Shqipëri dhe kudo në botë hapësirën e të qënurit pjesë e jetës politike, gratë e kanë vetë në dorë t’a gjejnë e ta krijojnë.

Kids of Kosova: Sa është sfiduese në Shqipëri që një grua të krijoi një karrierë të suksesshme?

Ajlin Alfredaj: Mendoj që në Shqipëri e jo vetëm gjithmonë është shumë sfiduese ose më saktë është një andrenalinë më vete që të krijosh një karrierë të suksesshme pasi konkurenca është shumë e madhe, ndërsa të qënurit grua nuk mendoj se është problem nëse beson tek aftësitë personale.

Kids of Kosova: Sa respektohen të drejtat e grave shqiptare? A duhet të bëjë shteti më shumë për to?

Ajlin Alfredaj: Të drejtat e grave respektohen njësoj si të burrave ose të fëmijëve pasi të gjithë jemi HUMANË sepse ligjet janë aty dhe të gjithë jemi të barabartë përpara Ligjit.

Vetëm nëse duam të viktimizohemi pas shprehjes që ne gratë jemi të diskriminuara dhe kjo ndodh gjithmonë kur sukseset kërkojmë të na serviren të gatshme.

Kids of Kosova: Për fund, cili është mesazhi juaj për të gjitha vajzat/gratë?

Ajlin Alfredaj: Mesazhi im do të ishte i thjeshtë, gratë të kenë besim në aftësitë e tyre dhe asnjëherë të mos dorëzohen, pasi gjërat e mira duan shumë sakrifica në mënyrë që bota ku do të jetojmë ne dhe fëmijët tonë do të jetë më e bukur.

Ju falenderoj përzemërsisht për këtë intervistë dhe Zoti i bekoftë të gjithë ata që japin kontributin e tyre sado modest në mënyrë që Bota jonë të bëhet më e bukur. (Kids of Kosova)

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Emisioni “ShqipArt”, i ftuar Mustafa Muci – koreografi i njohur nga Patosi / VIDEO

Sonte në emisionin “ShqipArt” në Kids of Kosova është i ftuar një mysafir i...

Intervistë me Festina Kurteshi, studenten nga Gjilani që u vlerësua nga Presidentja e Komisionit Evropian / VIDEO

Një ekip i posaçëm i formuar nga Komisioni Evropian ka përzgjedhur pyetjet më të...

Agnesa Berisha-Gagica flet për shkollën “Triola” në Ferizaj / VIDEO

Shumë prindër për shkak të angazhimeve të mëdha sot fëmijët e tyre i dërgojnë...

Sonte në emisionin “ShqipArt” nga ora 20:00 i ftuar Mustafa Muci

Sonte në emisionin "ShqipArt" me Ejza Hoxha është i ftuar një mysafir i cili...