E enjte, 9 Shkurt, 2023

Trajnohen 250 mësues për teknika të reja të mësimdhënies

- Advertisement -

Është organizuar ceremonia e ndarjes së certifikatave të 250 mësuesve, të cilët u trajnuan nga Korpusi i Paqes në bashkëpunim me ASCAP për mësimdhënien e gjuhës angleze në klasat e para.

Në këtë ceremoni merrnin pjesë Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim, Drejtoresha Rajonale e Korpusit të Paqes për Evropën, Mesdheun dhe Azinë Rebeça Gong Sharp, Drejtoresha e Korpusit të Paqes Shqipëri & Mali i Zi Megan Wilson, Drejtoresha e USAID në Shqipëri Mischere Kawas, si dhe Drejtori i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar Gerti Janaqi,

- Advertisement -

Ministrja Kushi theksoi se kjo iniciativë është në përputhje të plotë me Strategjinë Kombëtare të Arsimit 2021-2026, sepse rrit cilësinë në mësimdhënien e gjuhës angleze, kësaj gjuhe globale e cila tashmë është një domosdoshmëri për integrimin në shoqërinë e këtij shekulli.

Ajo shtoi se këta mësues tashmë janë më të informuar rreth teknikave të reja të mësimdhënies për të angazhuar dhe mbajtur nxënësit e rinj, dhe gjithashtu kanë mësuar se si të promovojnë dhe rrisin bashkëpunimin në mënyrë që të ndërtojnë kapacitete dhe të ndajnë përvojat.

Kushi ka falënderuar për mbështetjen qeverinë amerikane, USAID dhe Vullnetarët e Korpusit të Paqes për kontributin në realizimin e këtij trajnimi dhe rritjen profesionale të mësuesve.

- Advertisement -

Në këto 26 trajnime të zhvilluara në mbarë vendin midis marsit dhe qershorit 2022, u realizuan falë partneritet mes Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Korpusit të Paqes së Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe ASCAP, me mbështetjen e USAID.

Disa nga temat e trajtuara ishin: Përfitimet nga mësimi i hershëm i gjuhëve të huaja; menaxhimi i nxënësve të rinj; teknikat e mësimdhënies për të angazhuar nxënësit e rinj; promovimi dhe rritja e bashkëpunimit për të ndërtuar kapacitete dhe për të shkëmbyer përvoja, etj. /portalishkollor/

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mësuesja Alketa Ipeku: Edhe unë shoh në Tik Tok, por nuk ka gjithmonë informacione të sakta

Nxënësi duhet të ndërgjegjësohet dhe të bindet se, jo çdo informacion i ofruar në...

Letra e mësueses së moshuar që është përshendetur nga e gjithë bota

Një mësues në pension i shkroi letër gazetës lokale për t’i dhënë fund mendimit...

Sfidat e një mësimdhënësi

Shpend Rrukiqi, mësues i lëndës së matematikës, përcjell të gjitha karakteristikat dhe veçoritë që...

Nxënësi i klasës së katërt dërgoi në shkollë një vizatim, kur e panë mësuesit menjëherë i telefonuan policisë

Policia e Floridës kishte arrestuar në vitin 2017 Robert Paul Alexandar Edwards 33-vjeç, kur...