E diel, 5 Shkurt, 2023

Fëmijët e parë të familjeve janë më inteligjentë

- Advertisement -

Një studim gjerman shpjegon arsyen. Sipas tij, koeficienti i intelektit (IQ) ulet me 1,5% për çdo vit. Pra, te fëmijët pasues inteligjenca sa vjen dhe ulet.Universiteti i Leipzigut sjell të dhëna tepër interesante për këtë çështje.

Hulumtuesit kanë analizuar tri studime që kanë përfshirë më shumë se 20 mijë persona nga Gjermania, Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe.

- Advertisement -

Të dhënat e marra në konsideratë përfshinin rezultatet e testit të personalitetit dhe të inteligjencës.

Në bazë të studimit, koeficienti i intelektit ulet për nga niveli pas fëmijës së parë.

Ndërkohë që, për sa i përket personalitetit mes vëllezërve dhe motrave, nuk është vënë re asnjë ndryshim, edhe pse studime të mëparshme kanë sugjeruar se rendi i lindjes ndikon edhe në tiparet e karakterit.

- Advertisement -

Shkencëtarët nuk janë ende në gjendje të shpjegojnë këtë lloj ndryshimi mes tyre. Fëmija i madh, sipas një studimi britanik të Universitetit të Essex, janë ata që kanë më shumë mundësi për t’ia dalë në jetë, sidomos nëse janë femra.

Ky përfundim u arrit pasi u monitoruan 3552 persona. Rezultoi se fëmijët e mëdhenj ishin më ambiciozë sesa më të vegjlit dhe në veçanti femrat.

“Ndodh që me fëmijën e parë prindërit investojnë më shumë kohë dhe energji ose thjesht fare fëmijët e mëdhenj mund të jenë më inteligjentë”, thotë drejtuesja e studimit, Feifei Bu.

- Advertisement -

Ky studim me siguri që nuk do i kënaqë fëmijët e vegjël, por shembulli se të mëdhenjtë janë më të zotët është i faktuar, pasi Barack Obama, Angela Merkel, Oprah Winfrey, Mick Jagger janë që të gjithë fëmijët e parë, për të vijuar më tej me Kate Middleton dhe Beyonce

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Këto janë pjesët e trupit të cilat mund të zbulojnë sa jeni inteligjent: A jeni ndër të mençurit?

Ka rezultuar që truri juaj nuk është i vetmi tregues i nivelit tuaj të...

Përdoruesit e Twitter “të ndarë në dysh” rreth rezultatit të kësaj detyre matematikore

Në rrjetin social Twitter është nxitur një debat për shkak të një problemi matematikor...

Biologu kosovar zbulon insekt të rrallë në Kosovë, e quan “njeriu i pamençur”

Në laboratorin e tij brenda Universitetit të Prishtinës, Halil Berisha po shikon me shumë...

21-vjeçarja nga Kosova shpallet shitësja më e mirë në Gjermani

Të rinjtë nga Kosova po e shfaqin talentin thuajse në secilën fushë. Sport, art, kulturë,...