E diel, 29 Janar, 2023

Fëmija flet me vetveten! A duhet të brengoseni apo kjo gjë është në rregull

- Advertisement -

Nëse keni vërejtur që fëmija juaj bisedon me vetveten, nuk ka arsye për brengosje dhe panik.


Nuk është fjala për çrregullimin psikologjik apo për ndonjë problem tjetër, përkundrazi, sjellja e tillë ka anë pozitive, transmeton Telegrafi.

- Advertisement -

Vogëlushët të cilët flasin me vetveten zhvillojnë shkathtësi të caktuara, arrijnë rezultate shumë më të mira në teste të aftësive motorike në krahasim me fëmijët heshtakë, kanë treguar rezultatet e hulumtimit.

– Fëmijët, derisa janë shumë të vegjël, shpesh flasin me vetveten kur luajnë, shikojnë televizor apo bëjnë aktivitete të tjera ditore, pohon Adam Winsler, profesor i psikologjisë.

Prindërit dhe mësuesit jo rrallë mendojnë që kjo është sjellje e çuditshme apo e keqe.

- Advertisement -

Mirëpo, bisedat e tilla “private” ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e vogëlushëve, por njëherësh u ofrojnë prindërve një pasqyrë të shkëlqyeshme në botën e tyre të brendshme.

Kjo shprehia e fëmijës është normale dhe është një pjesë integrale e zhvillimit të tyre në periudhën nga viti i dytë në të pestin. Sapo ata fillojnë të praktikojnë këtë lloj bisede, komunikimi i tyre me botën e jashtme përmirësohet.

Duhet të theksohet se ata janë fëmijë dhe niveli i tyre i imagjinatës është në të mirë të tyre, një fëmijë që luan, zbulon dhe lejon imagjinatën e tij të fluturojë është një fëmijë i përkryer i lumtur dhe në zhvillim.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Njoftim i rëndësishëm për shtesat për fëmijë

Është hapur aplikimi për shtesat për të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare. Lajmin...

E vërteton shkenca: Fëmijët e marrin inteligjencën nga nëna

Nënat janë përgjegjëset kryesore për transmetimin e gjeneve të inteligjencës tek fëmijët, sipas një...

E thotë shkenca: Fëmijët më të suksesshëm kanë prindër që bëjnë këto 5 gjëra

Askush nuk ka thënë ndonjëherë se të jesh prind është diçka e lehtë. Rritja...

Si t’i ndihmojmë fëmijët të kenë rezultate më të larta në shkollë?

Një studiuese shumë e njohur e zhvillimit të fëmijëve, Maria Montessori e ka identifikuar...