E diel, 4 Dhjetor, 2022

Erika Sinani, 16-vjeçarja nga Prishtina – një flautiste me të ardhme të ndritur

Nga mosha 5-vjeçare është marrë me muzikë dh tani studion instrumentin e flautës. 


Synimi i saj është të bëhet flautiste e njohur. Fjala është për 16-vjeçaren Erika Sinanin nga Prishtina. Ajo në një intervistë për Kids of Kosova tregon arritjet e deritanishme dhe synimet që ka.

- Advertisement -

 

Një CV e shkurtër e juaja?

Jam Erika Sinani, 16-vjeçare, nxënëse e shkollës së muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë. Jam në vitin e dytë në drejtimin instrumental. Kam 8 vite që ndjek mësimet në shkollën e muzikës në instrumentin e flautës.

- Advertisement -

Nga cila moshë keni nisur të merreni me muzikë?

Me muzikë jam marrë që nga mosha 5 vjeçare. Kur kam qenë e vogël jam marrë me këndim e pastaj kam vazhduar me flautë.

Në cilat festivale keni marrë pjpesë?

Prej asaj moshe kam marre pjesë në shumë festivale e koncerte, ku gjithmonë jam shpërblyer me çmime të ndryshme.

Synimi juaj për të ardhmen?

Muzika ka një llojllojshmëri drejtimesh, por mendoj që do të vazhdoj studimet si flautiste.

Mesazhi juaj për fëmijët?

Mesazhi im për fëmijët është: shkoni aty ku ju fle shpirti dhe ku e bëni punën tuaj me dëshirë dhe vullnet. Dhe punoni fort që të arrini aty ku dëshironi.

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Mësuesja Blerona Ahmeti nga Akademia jCoders: E ardhmja i përket fushës së teknologjisë

Autor: Albanian Kids Education Ëndrrën që e kishte në fëmijëri e ka realizuar. U jep...

INTERVISTË| Avni Morina, drejtor i arsimit në Rahovec: Kemi bërë ndryshime thelbësore në shkolla – dhe një mesazh për Arbërie Nagavcin

Nga: Albanian Kids Education Avni Morina është në mandatin e dytë si drejtor i arsimit...

INTERVISTË| Fatime Demolli-Mustafa: Në shkollat e Prishtinës janë rreth 500 nxënës me nevoja të veçanta

Nga: Albanian Kids Education Komuna e Prishtinës ka miratuar propozimin e Drejtorisë së Arsimit në...

Florent Hasallari, nxënësi nga Hani i Elezit me talent të veçantë në pikturë

Albanian Kids Education (www.kidsofkosova.net) nis prezantimin e nxënësve talent të shkollës "Ilaz Thaçi" në...