E premte, 24 Mars, 2023

Elia Zaharia dhe Princ Leka pozojnë me vogëlushen: ‘Ishte një përshëndetje nga bota e engjëjve’

- Advertisement1-

Princ Leka dhe Elia Zaharia u bënë prindër për herë të parë më 22 tetor, ditën kur mbretëresha Geraldinë, gjyshja e Princ Lekës, ndërroi jetë (22 tetor 2022). Ditën e sotme, çifti pozoi në prani të së voglës së tyre.

Elia Zaharia dhe Princ Leka pozojnë me vogëlushen: ‘Ishte

“Të dashur miq, ju falenderojmë përzemërsisht për urimet tuaja me rastin e lindjes së vajzës sonë, Geraldine. Të qënit prind është një bekim, që falë Perëndisë ne të dy po e shijojmë çdo moment!

Dita e lindjes së Princeshës sonë ishte veçanërisht emocionuese, pasi erdhi në ditën kur plot 18 vjet më parë, mbretëresha Geraldine u largua nga kjo jetë. Për ne të dy ishte një përshëndetje nga bota e engjëjve!

Ne si prindër urojmë me gjithë zemër që Princesha e vogël Geraldine të rritet e shëndetshme, ta ketë zemrën të mbushur me dashuri, ta dojë dhe ta vlerësojë jetën dhe jeta ta përkëdhelë me butësi dhe ëmbëlsi vogëlushen tonë!

Nga Leka dhe Elia”

- Advertisement -

Elia Zaharia dhe Princ Leka pozojnë me vogëlushen: ‘Ishte

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologia Albina Krasniqi: Për t’i mësuar fëmijët, duhet t’u prijmë drejt sjelljeve që duhet t’i bëjnë

Këtë të shtunë në emisionin “Familja ime”, kemi diskutuar për sjelljen prosociale. Albina Krasniqi, udhëheqëse...

Duhet të reflektojmë nëse po “vrasim” apo jo fëmijët nga dashuria dhe padija? Nga Marsida Simo (Sociologe)

Pridërimi është një proces i gjatë dhe i vështirë. Duhet jo vetëm dije, informacione,...

Psikologia thirrje prindërve: Kujdes se çfarë emra u vëni fëmijëve, që ata të mos bullizohen

Psikologia Arbenisa Berisha-Gashi ka thënë që emri është me të vërtetë i rëndësishëm në...

Njoftim i rëndësishëm për shtesat për fëmijë

Është hapur aplikimi për shtesat për të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare. Lajmin...