E enjte, 22 Prill, 2021

Eksperti britanik: Jo maskave te fëmijët e vegjël në shkolla

Ekspertët në Britani këshillojnë që nxënësit e vegjël të mos mbajnë maska në shkolla.


Profesori britanik, Calum Semple, i cili është pjesë e Grupit Këshillimor për Emergjencat në Mbretërinë e Bashkuar ka deklaruar se fëmijët në nuk duhet ti përdorin mjetet mbrojtëse në klasa.

Për të zvogëluar transmetimin eksperti sygjeron që dritaret e klasave të mbahen hapur.

Pas njoftimeve të disa shkollave se do ta vendosin mbajtjen e maskës me detyrim edhe për nxënësit e vegjël, gjithashtu edhe pas reagimit të Sekretarit të Drejtësisë në Angli, Robert Buckland, i cili deklaroi se në fund të fundit u takon mësuesve të vendosin nëse do të ndjekin udhëzimet, profesori Semple tha se kjo është e panevojshme, pasi fëmijët e vegjël paraqesin rrezikun më të ulët të transmetimit si për veten e tyre, ashtu edhe për shoqërinë.

“Kur bëhet fjalë për transmetimin, fëmijët ka të ngjarë të kenë gjysmën e gjasave për ta transmetuar virusin sesa të rriturit. Prandaj unë nuk jam adhurues i madh i mbajtjes së maskave të fëmijët e vegjël. Nëse do të më duhej të investoja në një aktivitet të vetëm për të përmirësuar mjedisin si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit, do të përqëndrohesha në përmirësimin e ventilimit. Ajrimi është një mënyrë më e mirë për të zvogëluar transmetimin, sesa maska”, deklaroi Semple.

Një ditë më pare, ministri i Arsimit deklaroi se mbajtja e maskave nuk do të jetë e detyrueshme në shkolla megjithëse tha se qeveria këshillon përdorimin e tyre, për të shmangur infektimin.

Ndërkohë prindërit e nxënësve britanikë, shprehen kundër mbajtjes së maskave te fëmijët e tyre, duke u mbështetur në studime të ndryshme të cilat theksojnë joefikasitetin e maskave te kjo grupmposhë./Vizion Plus/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kosovarja fiton Medalje të Argjendtë në Olimpiadën Matematike Evropiane për Vajza

Nxënësja kosovare Era Syla ka fituar Medalje të Argjendtë në Olimpiadën Matematike Evropiane për...

Mësim nën efektin e pandemisë; Publikohen datat e provimeve të lirimit

Ministria e Arsimit ka publikuar datat e provimeve të lirimit për klasat e 9-ta. Provimi...

“E premtja me Lejlan” – Kopshti “Zogjët” me aktivitete për fëmijët me autizëm

Kopshti "Zogjët" në Fushë Kosovë ka mbajtur një aktivitet për nder të 2 prillit,...

Klasa 3/8 e “Mihail Grameno” në Fushë Kosovë – aktivitete për ditët e librit

Shkolla "Mihal Grameno" në Fushë Kosovë ka mbajtur disa aktivitete për ditën e librit. Klasa...