E diel, 5 Shkurt, 2023

Ekspertët: Mungesa e psikologëve në shkolla shumë problematike

- Advertisement -

Mungesa e psikologëve në shkollat e Kosovës vazhdon të jetë problem, sipas ekspertëve të fushës. Sipas tyre kjo nuk vjen si pasojë e mungesës së resurseve, por se nuk i është dhënë rëndësia e duhur kësaj sfere. Edhe numri i pakët i psikologëve që punojnë në institucionet shkollore, nuk i kanë mjetet e duhura për ta zhvilluar punën e tyre.

Ata theksojnë se prindërit janë më të “edukuar”, në kuptimin se i dërgojnë fëmijët te psikologu sepse kanë kuptuar se psikologët nuk trajtojnë vetëm probleme e çrregullime mendore. Psikologu, Ilir Havolli për Ekonomia Online tha se mungesa e psikologëve në shkolla vazhdon të jetë shqetësim.

- Advertisement -

“Mungesa e psikologëve ne shkolla është një realitet mjaft shqetësues në kohën të cilën po kalojmë edhe përkundër thirrjeve te vazhdueshme, të shoqërisë civile, të shoqatave të psikologëve drejtuar Ministrisë së Arsimit, prapë se prapë ministria, përkundër premtimeve që ka dhënë, ka një numër shumë të vogël të psikologëve në shkolla. Por edhe ai numër i vogël që është, është zhvesh nga profesioni i tij përkatësisht nga roli i tij duke e shtyrë drejtë procesit të mësimdhënies”.

Tabuja “Fëmija im nuk ka nevojë për psikolog”, sipas Havollit veç se është kaluar nga prindërit. Ai konsideron se është arritur të kuptohet se psikologët nuk trajtojnë vetëm njerëzit e sëmurë.

“Po në krahasim me shkencat e tjera të cilat janë në Kosovë, shkenca e psikologjisë është më e reja në Kosovë dhe si diçka e tillë kjo tabu pothuajse është kaluar sepse prindërit kanë arrit ta kalojnë këtë tabu dhe me kaluar barrierën e të menduarit se psikologu trajton vetëm njerëzit e sëmurë. Prandaj, si diçka e tillë kjo është diçka që kaluar dhe tani prindërit me të vërtetë i dërgojnë fëmijët e tyre dhe duhet ti dërgojnë fëmijët e tyre çdo herë që vërejnë ndryshime në pagjumësi, në ushqim, në sjellje, në rënien e performancës në shkollë. Është mirë që çdo herë dera e parë ku duhet me trokitë të jetë dera e psikologut”.

- Advertisement -

Ai thekson se është shumë e rëndësishme që fëmijët të dërgohen te psikologu ngase kjo mund të ndikojë edhe në rritjen e perfomancës në shkollë.

“Është shumë e nevojshme që fëmijët të dërgohen te psikologu sepse psikologu për kundër që merret me trajtimin e çrregullimeve psikologjike, psikologu merret edhe me rritjen e cilësisë dhe performancës në jetë dhe në situatat akademike. Kur bëhet fjalë për fëmijë, atëherë është e domosdoshme që prindërit të kontaktojnë me psikologun, për arsye se psikologu mundet me ndikuar që fëmijët e tyre ta rrisin perfromncën në punë dhe në shkollë”.

Psikologu Visar Sadiku për Ekonomia Online tha se me rritjen e fenomeneve të ndryshme si bullizmit e ngacmimeve të tjera, kërkesat për psikolog po rritet çdo ditë.

- Advertisement -

Sadiku, mungesën e psikologëve në shkolla e konsideron edhe si barrë financiare e logjistike për familjet.

“Pavarësisht që kë kërkesat kanë qenë të shumta ne po vërejmë dita e ditës fenomenet të cilat po vijnë si pasojë e mungesës së psikologëve në shkolla. Bullizmi si fenomen po rritet, ngacmimet po bëhen akoma më të vështira se sa viteve të kaluara. Mungesa e psikologëve në shkolla barrë financiare për familjen, është barrë logjistike për të ardhur për të caktuar kohën për të ndarë, për të udhëtuar dhe për prindin për të sakrifikuar një pjesë të rëndësishme të ditës së tij”.

Sadiku thotë se prindërit shumë pak janë vetëdisuar për t’i dërguar fëmijët e tyre te psikologu.Ai thotë se familjarët më përpara adresohen te mjeku, pastaj te hoxha e prifti e krejt në fund kur nuk gjen zgjidhje shkojnë te psikologu.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkencëtari nga Deçani sjell një vizion të ri shkencor në Fizikë

Shkencëtari nga Deçani, Naim Krasniqi me punë dhe banim në Francë, ka botuar librin...

Ankohen studentët për kushtet në konvikte: Ka mungesë të ujit e internetit, banjot e papastërta

Mungesa e ujit të nxehtë, papastërtia në banja, mungesa e internetit të rregullt, janë...

E FUNDIT: “Do ta dërgojmë në Kushtetuese Ligjin e Pagave, nëse nuk plotësohen kërkesat për rritje të koeficientit”

Qeveria e Kosovës në fillim të kësaj jave bëri publik koeficientin në vlerë të...

22 libra që duhet të lexoni patjetër në jetë

1.“Për kë bien këmbanat” – Ernest Hemingueji Një nga veprat më të mira Heminguejit, “Për...