E shtunë, 23 Janar, 2021

Ejza Hoxha, 11-vjeçarja nga Roskoveci: Aktrimi dhe prezantimi, profesionet e mia të dashura

- Advertisement -
- Advertisement -
- Advertisement -
- Advertisement -

Intervistoi: Diella Hana

Është vetëm 11 vjeçare por aq shumë ka marrë pjesë në aktivitete sa vështirë t’i numërosh. Aktrim, këndim, prezantim, balet etj… janë përditshmëria e saj. Kjo është vajza e palodhshme dhe e bukur nga Roskoveci i Shqipërisë, Ejza Hoxha.

Ajo në një intervistë për “Kids of Kosova” (www.kidsofkosova.net) flet gjërësisht për karrierën e saj të deritanishme, dhe tregon planet për të ardhmen… 

Kids of Kosova: A mund të prezantoheni, kushjeni, nga vini?

Ejza Hoxha: Jam 11-vjeçare dhe vij nga qyteti i Roskovecit. Jam në klasën e 6-të në shkollën “Alush Grepcka”. Kënaqësi që jam në shoqërinë tuaj sot.

Kids of Kosova: Kënaqësi e jona. Mund të na tregoni se kur keni filluar të merreni me art?

Ejza Hoxha: Kam filluar që 5 vjeçare ku jam bërë pjesë e emisionit “Pse 8 me 2” në TV Apollon Fier ku vazhdoj të jem ende aty , ku pjesa kryesore e imja është interpretimi i poezive, por edhe kërcej këndoj, prezantoj bëj balet…

Midis Fierit dhe Roskovecit është dita ime. Paradite jam në shkollë dhe pasdite vrapoj pas kurseve.

Kids of Kosova: Ejza na trego pak në sa kurse shkoni ju dhe a a lodhesh?

Ejza Hoxha: Përveç Televizionit që e kam 2 herë në javë kam filluar me vallën popullore prej 2-vitesh.   Ndërkohë shkoj 3 herë në javë në kurse baleti në Fier. Kurse kursin e gjuhës angleze e ndjeki në Roskovec. Ndërkohë rrugëtimi im drejt Tiranës ka filluar 2 vite më parë drejt ‘Sirea Film’, me profesor Leonard Bombaj. Kam konkuruar në Tiranë dhe të gjithë më duan të më kenë pjesë të tyre.

Kids of Kosova: Qenke vërtetë një shembull i punës dhe arritjes. Ju jeni vlerësuar dhe keni marrë shumë çmime, na tregoni më shumë?

Ejza Hoxha: Çmimet e mia janë të shumta. Së pari jam vlerësuar nga kryetarja e Bashkisë Majlinda Bufi, madje dy here me certifikata dhe vlerë monetare.

Më pas përfaqësova Shqipërinë në Turqi, përsëri Bashkia Roskovec më mundësoi vajtjen. Vazhdojmë me çmimin e parë në fjalën artistike (Fier).

Në Turqi mora ‘Best Actriess Albania), edhe modeling ja dal. Në Roskovec  në Qershor 2019 fitova çmimin ‘Best Talent Roskoveci’ dhe ‘Miss Inteligjenca’ në garën e ‘Miss & Mister children Roskoveci”.

Në Durrës në  Miss & Mister Children Albania përsëri marrë “The Best Talent Albania”.

Në Dhjetor 2018 në festival aktrimi në Tiranë fitova çmimin e dytë.

Konkurova përsëri në dhjetor 2019 dhe vlerësohem me çmim të parë në interpretim nga Margarita Xhepa.

Në Dhjetor 2019 luajta dy pjesë kryesore në film në Teatrin e kukullave në Tiranë.

Më pas në Shkurt 2020 konkurova në Top Talent 3 dhe shkova në finalen e madhe.

Në Qershor 2020 konkurrova përsëri në “Stand Up Albania”, përsëri deri në finale..

Kids of Kosova: Paskeni fituar shumë çmime me moshën që keni. Me çfarë jeni duke u angazhuar për momentin?

Ejza Hoxha: Për momentin jam aëetare jurie në “Talent got Albania” dhe ndihem me fat të vlerësoj jo vetëm moshatarët e mi, por edhe të rriturit.

Kids of Kosova: Ejza, ju akroni, moderoni, këndoni, vallëzoni, merreni me balet, po ku e shikoni vetën në të ardhmen?

Ejza Hoxha: Së pari dua të jem një show girl e kompletuar dhe së shpejti shpresoj të jem pjesë e Televizioneve. Fusha ime më e preferuar ku unë investoj është aktrimi, jam profesioniste në aktrim.

Kushdo më shikon në këtë fushë mahnitet me mua.

Ah, harrova. E ardhmja ime! Synoj skenat botërore dhe kam filluar të aplikoj…

Kids of Kosova: Shoh që ju punoni jashtëzakonisht shumë. Kush ju ndihmon të ecni përpara?

Ejza Hoxha: Sigurisht mami im. Ajo për asnjë moment nuk lodhet me mua. Përveç kësaj mami im është edhe bashkëregjisore në “Pse 8 me 2” në Tv Apollon.

Kam pasur mbështetje edhe nga mësuesit. Nuk mund të lë pa e përmendur Mimoza Xhindin e cila më ka ndihmuar shumë.

Kids of Kosova: Çfarë mesazhi keni për bashkëmoshataret/ët tuaj?

Ejza Hoxha:  Mësoni dhe punoni shumë, me punë arrihet gjithçka. Asnjëherë mos u demoralizoni. Ndiqni kurse. Çdokush ka talent të fshehur brenda vetës, veç duhet punuar.

E kam një porosi për nënat. I ndiqni fëmijët tuaj dhe mundohuni t’i ndihmoni që ata të shfaqin talentin e tyre. (Kids of Kosova)

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drin Bejta, 13-vjeçari nga Ferizaj – një këngëtar me karrierë të ndritshme / VIDEO

Drin Bejta është një këngëtar tejet i talentuar. Këtë e ka dëshmuar edhe me...

Emisioni “ShqipArt”, i ftuar Mustafa Muci – koreografi i njohur nga Patosi / VIDEO

Sonte në emisionin “ShqipArt” në Kids of Kosova është i ftuar një mysafir i...

Intervistë me Festina Kurteshi, studenten nga Gjilani që u vlerësua nga Presidentja e Komisionit Evropian / VIDEO

Një ekip i posaçëm i formuar nga Komisioni Evropian ka përzgjedhur pyetjet më të...

Agnesa Berisha-Gagica flet për shkollën “Triola” në Ferizaj / VIDEO

Shumë prindër për shkak të angazhimeve të mëdha sot fëmijët e tyre i dërgojnë...