E martë, 29 Nëntor, 2022

Edi Sopa, 12-vjeçari nga Ferizaji – ylli në rritje i skenës muzikore shqiptare

Ka nisur të merret me këndim në moshën 9-vjeçare. Ishin prindërit që ia zbuluan talentin, ndërsa këndonte në shtëpi qysh i vogël. Tani është emër i njohur i muzikës për fëmijë dhe po ec sigurt që në të ardhmen të bëhet këngëtar i suksesshë.

Fjala është për Edi Sopa, 12-vjeçarin nga Ferizaji, i cili në një intervistë për “Kids of Kosova” (www.kidsofkosova.net) tregon në çfarë festival ka marrë pjesë dhe çmimet që ka fituar, ndërsa ka dhe një mesazh p mesazh për bashkëmoshatarët e tij.

- Advertisement -

Intervistoi: Donat Maloku

Kids of Kosova: Së pari një prezantim, nga jeni, sa vjeçar, ku vijoni mësimet?

Edi Sopa:  Jam nga Ferizaj, 12 vjeçar dhe vijoj mësimet në shkollën ‘Jeronim de Rada’ në Ferizaj.

- Advertisement -

Kids of Kosova: Në cilin moshë keni filluar të merreni me muzikë?

Edi Sopa: Me muzikë kam filluar të merrem qe 3 vite, duke mos lënë anash edhe këndimin në shtëpi, ku edhe u zbulua talenti im nga prindërit të cilët i falënderoj shumë.

Pastaj ishte dëshira ime e madhe të bëjë një këngë timen solo të cilën e kam bërë në studion “Arti Records” ku jam mirënjohës që edhe nga ata kam pasur mbështetjen më të madhe. Pastaj kam bërë edhe dy këngë të mija solo dhe pastaj kam filluar me covera.

Kënga e parë e ime quhet “Pak shpresë”, kënga e dytë “Tërmeti” të cilën kisha dasht me veçuar më shumë nga dy këngët e tjera, sepse kam ndjerë dhembshuri dhe e kam kënduar me emocionet më të mëdha për tragjedinë që ndodhi në Shqipëri. Si dhe kënga e tretë “Për ty nënë”, ndërsa coverat e tjerë së bashku me këngët mund t’i gjeni në kanalin Youtube.

Kids of Kosova: A keni marrë pjesë në ndonjë festival për fëmijë, nëse po në cilin?

Edi Sopa: Po kam marrë pjesë në disa festivale për fëmijë, në “Diamond Fest”, “Mollëkuqet” dhe në disa festivale tjera. Gjithashtu kam marrë pjesë në emisionin “The one show” ku kemi marrë çmim të gjithë fëmijët e grupit  pushim 5 ditor në bregdetin shqiptar.

Kids of Kosova:  A keni fituar ndonjë çmim deri tani, nëse po na tregoni në cilin festival?

Edi Sopa: Kam fituar çmimin e parë në festivalin “Diamond Fest” me këngën “Pak shpresë” e cila u mirëprit me shumë emocione nga publiku. Në festivalin “Mollëkuqet” kam fituar vendin e dytë.

Kids of Kosova:  Për fund, mesazhi juaj për bashkëmoshatarët tuaj?

Edi Sopa: Mesazhi për bashkmoshatarët e mi, uroj të kenë sëe pari shëndetin, jetë të lumtur pritshmëritë të cilat i ëndërrojnë, të vrapojne pas ëndrrave të tyre sepse me mund gjithmonë arrihet punë dhe gjithçka që dëshiron në jetë. Ju uroj suksese në të gjitha etapat e jetës së tyre.

Video e dërguar për Kids of Kosova:

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Mësuesja Blerona Ahmeti nga Akademia jCoders: E ardhmja i përket fushës së teknologjisë

Autor: Albanian Kids Education Ëndrrën që e kishte në fëmijëri e ka realizuar. U jep...

INTERVISTË| Avni Morina, drejtor i arsimit në Rahovec: Kemi bërë ndryshime thelbësore në shkolla – dhe një mesazh për Arbërie Nagavcin

Nga: Albanian Kids Education Avni Morina është në mandatin e dytë si drejtor i arsimit...

INTERVISTË| Fatime Demolli-Mustafa: Në shkollat e Prishtinës janë rreth 500 nxënës me nevoja të veçanta

Nga: Albanian Kids Education Komuna e Prishtinës ka miratuar propozimin e Drejtorisë së Arsimit në...

Florent Hasallari, nxënësi nga Hani i Elezit me talent të veçantë në pikturë

Albanian Kids Education (www.kidsofkosova.net) nis prezantimin e nxënësve talent të shkollës "Ilaz Thaçi" në...