E diel, 4 Dhjetor, 2022

E rëndë: Punëtori teknik i një shkolle në Malishevë sulmoi seksualisht një nxënëse

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malishevë, pasi një punëtor teknik i shkollës Fillore e Mesme e Ulët ‘Kajtaz Ramadani’ në fshatin Kijevë, të enjten rreth orës 15:15 ka sulmuar seksualisht një nxënëse.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi.

- Advertisement -

Sipas tij, njësitet relevante të policisë ju janë përgjigjur rastit dhe është arrestuar i dyshuari.

“Më datë 17.11.2022, Stacioni Policor në Malishevë është njoftuar se viktima, femër (e mitur), nxënëse e SHFMU ‘Kajtaz Ramadani’ në Kijevë, ishte sulmuar seksualisht nga një punonjës teknik i kesaj shkolle. Njësitet relevante të policisë ju janë përgjigjur rastit dhe është arrestuar i dyshuari. Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë si dhe është iniciuar rast ‘Sulm seksual’”, ka thënë Elezi

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Keqplanifikimet në tender lënë nxënësit në Pozhoran me orar të shkurtuar qe tri vjet

Për shkak të keqplanifikimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme me kriteret në tender,...

Jasharaj ‘selam’ Nagavcit: Jemi në konsultim me ekspertë të fushës se drejtësisë

Sindikata e arsimit shkëputjen e kontratës kolektive e konsideron “veprim të ngutshëm, të pabazuar,...

Njohësi i arsimit Argjend Osmani: Mungesa e inspektorëve e pamundëson monitorimin e cilësisë

Njohësi i arsimit Argjend Osmani, thotë se ngritja e cilësisë në arsim kërkon monitorimin...

Rinor Qehaja nga “EdGuard”: Veç inspektorët nuk mund të vlerësojnë të gjithë mësimdhënësit, t’iu besohet edhe organeve në shkolla

Numri i vogël i inspektorëve në arsim ka bërë që të ketë mungesë të...