E martë, 29 Nëntor, 2022

“E porsalindura 27-vjeçare”: Molly Gibson thyen rekordin e së motrës

Embrioni i saj ishte ngrirë në tetor të vitit 1992 dhe qëndroi i ngrirë deri në fillim të këtij viti në shkurt, kur Tina dhe Ben Gibson e adoptuan.

Tina e lindi Molly-n në fund të tetorit, gati 27 vjet pasi embrioni i saj ishte ngrirë për herë të parë.

- Advertisement -

Lindja e Molly besohet të ketë vendosur një rekord të ri, duke thyer atë të motrës së saj, Emma, për embrionin me ngrirjen më të gjatë që rezulton në një lindje.

Jo se rekordet kanë rëndësi për familjen Gibson:

“Me Emma-n ishim entuziastë për të patur një fëmijë”, tha Tina për CNN. “Edhe me Molly-n, ndihemi po njësoj. Është pak për të qeshur, sepse jemi duke thyer një rekord tjetër botëror.”

- Advertisement -

Gibson mbeti shtatzënë me Emma-n dhe Molly-n, nëpërmjet ndihmës së Qendrës Kombëtare të Dhurimit të Embrioneve, një organizatë jofitimprurëse, që ruan embrione të ngrira, të cilat pacientët kanë vendosur mos t’i përdorin.

Familjet mund t’i adoptojnë këto embrione të papërdorura, të cilat më pas transferohen në mitrën e një prindi adoptues.

Emma, vajza e madhe e familjes Gibson, lindi në nëntor të vitit 2017. Embrioni i saj qëndroi i ngrirë për 24 vite.

Përdorimi i embrioneve të vjetra

Para se Emma dhe më pas Molly të vendosnin rekorde, dihej pak për qëndrueshmërinë e embrioneve të vjetra. Kur Tina zbuloi se embrioni që do të merrte, ishte ngrirë për kaq gjatë, ajo u shqetësua se mosha do të zvogëlonte shanset e saj për të mbetur shtatzënë.

Por, dr. Jeffrey Keenan, presidenti i qendrës dhe drejtori mjekësor, e siguroi atë se mosha nuk do të ndikonte në rezultat. Në një artikull të publikuar, ai thotë se të dyja lindjet, janë provë se embrionet nuk duhet të hidhen pasi ato janë “të vjetra”.

Ende mbeten pyetje në lidhje me ndryshimin që bën mosha në lindjen e suksesshme të një embrioni, por qendra thotë se lindjet e vajzave Gibson janë dy shembuj pozitivë të përdorimit të embrioneve të vjetra.

Gibson i tha CNN në vitin 2017, pas lindjes së Emës, se ajo dhe burri i saj kishin luftuar me infertilitetin.

Çifit mendonte për birësimin tradicional, por pasi prindërit iu sugjeruan të shihnin për “birësimin e embrioneve”, rrugëtimi i tyre ndryshoi në mënyrë të papritur.

Burimi: CNN

/Anabel.al

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

4-vjeçari kafshohet nga qeni në oborrin e çerdhes në Prishtinë – nëna e tij tregon ngjarjen

Një fëmijë është kafshuar nga një qen endacak të hënën brenda oborrit të çerdhes...

Noar Osmani, nxënës i klasës së katërt, po krijon web-faqe – ka 17 çertifikata

Noar Osmani, nxënës i klasës së katërt, në shkollën fillore "Dardania" shquhet me intelegjenca...

Ledion Halitaj fiton çmimin e dytë si kitaristi më i mirë i ri në “Transilvania International Guitar Festival”

Rumani, i riu kosovari Ledion Halitaj, është shpallur fitues i trefishtë në Festivalin Ndërkombëtar...

11-vjeçari me autizëm tejkalon gjenitë e shkencës, shpallet më inteligjenti në botë

Një 11-vjeçar ka shënuar pikët më të larta në testin e inteligjencës duke tejkaluar...