E premte, 24 Mars, 2023

E keqja bëhet sa hap e mbyll sytë, njihuni me 5 hapat që shpëtojnë një fëmijë nëse po mbytet

- Advertisement1-

A e dini se një fëmijë vdes çdo pesë ditë nga mbytja prej ushqimit dhe më shumë se 80% e prindërve nuk kanë absolutisht asnjë ide se si mund të reagojnë në këtë situatë?

Në Kurioziteti shtyn fëmijët të provojnë çdo gjë, sepse ndijimi dhe shijimi janq shqisat e para qe fëmijët zhvillojnë.

- Advertisement -

Përmes këtyre të fundit ata njohin botën, por ushqimet dhe objeketet që më së shumti bëhen shkak për incidente të tilla janë karamelet, rruazat, kockat e mishit, copat e frutave dhe perimeve.

Si të kuptoni që fëmija juaj po mbytet:
1. Ngjyra e lëkurës errësohet
2. Merr frymë me vështirësi.
3. Humbje e vetëdijes
4. Paaftësi për të qarë ose të bëjë tinguj
5. Nuk arrin të kollitet.

Si të shpëtoni një fëmijë nëse po mbytet
1. Kryerja e një pastrimi me gisht duke hapur gojën e fëmijës. Hiqni çdo gjë nga goja nëse ndjeni pengesa.
2. Nëse goja është e pastër, ktheni fëmijën përmbys dhe bjerini 5 herë në kurriz si në foton ilustruese.

- Advertisement -

3. Mbani gjoksin e fëmijës suaj në dorë dhe nofullat e tij me gishtat tuaj.
4. Koka duhet të jetë më poshtë sesa trupi. Mos e mabni fëmijën përmbys horizontalisht, por të përkulur.
5. Duke përdorur pëllëmbën tuaj, goditeni 5 herë.

Nëse kjo nuk funksionon:
1. Ktheni fëmijën tuaj me fytyrë dhe mbajeni në preher shtrirë. Mbajani kokën me kujdes.
2. Vendosni 2 gishtat në mes të gjoksit të tij, pak më poshtë se thithkat e gjoksit.
3. Ushtroni presion deri në 5 herë.
4. Alternoni këto 5 lëvizje me 5 goditje në kurriz.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologia Albina Krasniqi: Për t’i mësuar fëmijët, duhet t’u prijmë drejt sjelljeve që duhet t’i bëjnë

Këtë të shtunë në emisionin “Familja ime”, kemi diskutuar për sjelljen prosociale. Albina Krasniqi, udhëheqëse...

Duhet të reflektojmë nëse po “vrasim” apo jo fëmijët nga dashuria dhe padija? Nga Marsida Simo (Sociologe)

Pridërimi është një proces i gjatë dhe i vështirë. Duhet jo vetëm dije, informacione,...

Psikologia thirrje prindërve: Kujdes se çfarë emra u vëni fëmijëve, që ata të mos bullizohen

Psikologia Arbenisa Berisha-Gashi ka thënë që emri është me të vërtetë i rëndësishëm në...

Njoftim i rëndësishëm për shtesat për fëmijë

Është hapur aplikimi për shtesat për të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare. Lajmin...