E martë, 22 Qershor, 2021

E divorcuar dhe me fëmijë, historia e trishtë e 23-vjeçares që përloti publikun

Historia e Silvit i ka përlotur të gjithë në “She’s on Top”. Modelja tregoi se është bërë nënë në një moshë shumë të re dhe familjen e pati kundër.


Shtatzënia për të nuk kishte qenë e lehtë dhe kaloi shumë peripeci, pasi u përball dhe me ndarje nga bashkëshorti pas lindjes së djalit.

“Kam ikur shumë e vogël nga Shqipëria në Zvicër, jetova atje deri në moshën 16 vjeç. Erdha me pushime dhe shkova në Kosovë. Aty njoha dikë që u bë më pas bashkëshorti. Kalova shumë peripeci nga ana e familjes sime dhe shkaku kryesor ishte mosha ime e vogël. Ndenja gati 1 vit pa patur kontakt me familjarët. E përjetova shumë keq sepse në një moment nuk e mendova gjatë dhe thashë hë se do më flasin, por ishte periudha ime më e keqe. Më pas mbeta shtatzënë, nuk e mendoja dot abortin. Qaja pafund, u gëzova dhe vendosa ta mbaja. Familja akoma nuk më flisnin, derisa e morën vesh që isha shtatzënë. Pashë në telefon që po më merrte një numër shqiptar dhe në momentin e parë më erdhi në mendje motra dhe kur kam dëgjuar zërin e mamit, 1 orë kemi qarë. E kishin marrë vesh që ishta shtatzënë. Më tha shpresoj të më kuptosh tani e mbrapa se ç’është fjala nënë dhe pse je shumë e vogël. Atë fjali do e mbaj gjatë në mendje. Më pas ajo u bë mbështetja ime më e madhe. Kisha rrezik dështimi nga muaji i katërt në muajin e nëntë dhe bëja një serum 8 orë për ta mbajtur bebin. Mami rrinte 8 orë me mua në telefon derisa unë të mbaroja serumin. Mbaj mend kur dola nga salla e operacionit dhe kur erdhi ish-bashkëshorti me bebin në dorë, ma vendosën në kraharor dhe nuk mund ta hiqja. Pas 3-4 ditësh pësova trombozë dhe ndenja 2 muaj e shtruar. Nuk ma lejonin djalin ta fusja në spital dhe ishte tortura ime më e madhe. Pasi dola nga spitali kishim disa probleme për shkak të familjes së atij dhe unë nuk i tregoja të shtëpisë sepse nuk e merrja guximin. U ftohën shumë gjërat, unë isha e sëmurë dhe ai më jepte një stres që ma shumëfishonte dhe mendova të ndahesha. Një ditë u zgjova, ai iku për punë, unë vesha djalin dhe lajmërova babin. I thashë duhet të vish patjetër dhe kur erdhi i thashë që unë do iki nga kjo shtëpi dhe nuk u ktheva më”, tregoi Silvi.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Si të ktheheni në majat e karrierës si nënë

Të riktheheni në rrugën e duhur me karrierën tuaj mund të jetë e vështirë...

Këshilla për nënat: Gjashtë pyetje që duhet t’ia bëni vajzës suaj

Nënat dhe bijat gjithmonë kanë marrëdhënie të veçanta Nëse nuk dini nga të filloni, po...

Shqetësimi i ndikimit të vaksinave tek qumështi i gjirit

Ka shqetësime të shumta për sigurinë e vaksinave kundër koronavirusit, sidomos kur flitet për...

Pyetja më e shpeshtë e nënave: Në cilin muaj të jetës duhet ta çoj beben në plazh?

Mund të shkoj në plazh me fëmijën tim? Kjo është një nga pyetjet që...