E mërkurë, 28 Shtator, 2022

E dhimbshme: Vdes 38-vjeçarja shtatzënë nga COVID-i

- Advertisement -

Një 38-vjeçare në Greqi është ndarë nga jeta si pasojë e koronavirusit Covid-19. Parthena Koutmeridou ishte në muajin e 7 të shtatzënisë dhe nuk ishte e vaksinuar.

Ajo ishte avokate dhe vajza e ish-deputetit grek të PASOK, Stathis Koutmeridis.

- Advertisement -

38-vjeçarja nuk ishte vaksinuar nga frika për shkak se ishte shtatzënë. I ati i saj ka thënë për mediat greke se këtë rekomandim i kishte dhënë edhe gjinekologu.

Koutmeridou u infektua me Covid-19 në muajin e 7 të shtatzënisë dhe gjendja e saj u përkeqësua shumë shpejt. Ajo u dërgua për mjekim në një klinikë në Selanik, ku mjekët bënë ndërhyrje cezariane për të shpëtuar foshnjen.

I porsalinduri mundi të shpëtonte, ndërsa 38-vjeçarja ndërroi jetë mëngjesin e sotëm për shkak të gjendjes së rënduar. 

- Advertisement -

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vajzë apo djalë? 9 mënyra si të zbuloni gjininë e bebit tuaj ende pa bërë ekon te mjeku

Në përgjithësi, gratë shtatzëna shtojnë në peshë, por vendi ku shkojnë kilet e tepërta...

Tremujori i dytë i shtatzënisë: Karakteristikat dhe zhvillimi i foshnjës tuaj

Zhvillimi i foshnjës në tremujorin e dytë të shtatzënisë është i mahnitshëm! Jo vetëm që...

Kalciumi një nga vitaminat esenciale për t’u përdorur gjatë shtatzënisë

Acidi folik, hekuri e kalciumi janë tre nga llojet përbërese të vitaminave prenatale. Këto...

Ky shtet ndalon abortin me ligj. 3 rastet e vetme kur e lejon

Guvernatori i Oklahomas Kevin Stitt firmosi të mërkurën ligjin e ndalimit më të rreptë...