E diel, 24 Tetor, 2021

E dhimbshme: Vdes 19-vjeçarja nga coronavirusi

Në Mal të Zi një nëntëmbëdhjetë vjeçare është në mesin e tetë personave që humbën jetën nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.


Autoritetet shëndetësore njoftuan se 19-vjeçarja ishte infektuar nga fundi i gushtit, dhe nuk ishte e vaksinuar.

“Gjatë trajtimit ajo kishte një sulm në zemër pas së cilit për kohë të shkurtër iu rikthye funksioni i zemrës, por pastaj pësoi edhe një sulm të dytë, pas së cilit nuk reagonte në terapi”, thuhej në deklaratën e Instituti të Shëndetit Publik, në të cilën gjithashtu u bëhet thirrje qytetarëve që marrin vaksinat kundër COVID-19.

Gjatë 24-orëve të fundit në Mal të Zi, janë regjistruar 448 raste të reja të të infektuarve me koronavirus.

Numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Podgoricë, 145.

Gjatë 24 orëve të fundit 517 pacientë janë shëruar, ndërsa raste aktive janë 5.249.

Që nga fillimi i pandemisë në Mal të Zi, 2,000 njerëz kanë vdekur, dhe 135,981 persona janë infektuar me koronavirus.

Që nga 4 maji, kur filloi fushata e imunizimit, të dyja dozat e vaksinës janë marrë nga 36.3 për qind e popullsisë së përgjithshme. /rel

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kosova bëhet me specialisten e parë të Psikologjisë Mjekësore

Qendra Klinika Universitare e Kosovës për herë të parë do të ketë specialiste të...

Ekspertët për Pfizer: Përfitimet e vaksinës te fëmijët 5 deri 11 vjeç

Ekspertët e Administratës së Ushqimit dhe Barnave në Shtetet e Bashkuara thanë të premten...

Zbuloni më një llogaritje të lehtë se sa ujë duhet të pini në ditë në krahasim me peshën që keni

Zbuloni më një llogaritje të lehtë se sa ujë duhet të pini në ditë...

Një maskë për çdo problem që keni me flokun tuaj

Ekspozimi i përditshëm ndaj rrezeve të diellit, ndryshimet e motit, stresi dhe ndotja, i...