E premte, 7 Tetor, 2022

E dhimbshme: Pas betejës me leukeminë, vdes vajza 8-muajshe e futbollistit të njohur

Vajza e futbollisit të njohur, Ashley Cain, u nda nga jeta vetë 8-muajshe.


30-vjeçari ndau me ndjekësit lajmin tronditës sot, duke shkruar krahas një fotografie:

- Advertisement -

“Pusho princeshë e parajsës. Unë do të të mbaj gjithnjë në zemrën time derisa të të mbaj përsëri në krah në parajsë”.

Po ashtu, edhe nëna e vogëlushes së ndjerë i bëri një dedikim mjaft të ndjerë.

“Ti je ëngjëlli im, rrahja e zemrës time, shpirti im, gjithmonë do të jesh me mua si një shenjë dore në zemrën time”.

- Advertisement -

Për javë të tëra, mjekët njoftuan prindërit se vogëlushja mund të kishte vetëm disa ditë për të jetuar, por Ashley dhe Safiyya refuzuan të heqin dorë nga shpresa.

Ata kishin mbetur të shkatërruar pasi mjekët gjetën më shumë tumore dhe mbaruan mundësitë për të shpëtuar vajzën e tij të vogël, që po luftonte me një formë të rrallë të leuçemisë.

Megjithatë, përkundër gjithë dashurisë dhe shpresës në botë, fëmija i ëmbël i çiftit është rrëmbyer mizorisht nga vdekja në vitin e parë të jetës së saj.

Po ashtu, para pak ditësh Dwayne “The Rock” Johnson i dërgoi mbështetjeje Ashley Cain.

Ashley dhe gruaja e tij publikuan videon që Dwayne ua kishte dërguar pasi kishte marrë lajmin për sëmundjen e vajzës së tyre, Azaylia.

Ai dha një mesazh inkurajues duke thënë: ‘Ju i thoni atij luani të vogël që unë thashë. Le të shkojmë dhe të qëndrojmë të fortë’.

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Ledion Halitaj fiton çmimin e dytë si kitaristi më i mirë i ri në “Transilvania International Guitar Festival”

Rumani, i riu kosovari Ledion Halitaj, është shpallur fitues i trefishtë në Festivalin Ndërkombëtar...

11-vjeçari me autizëm tejkalon gjenitë e shkencës, shpallet më inteligjenti në botë

Një 11-vjeçar ka shënuar pikët më të larta në testin e inteligjencës duke tejkaluar...

Rrahman Jasharaj: Nga nesër nis greva në çerdhet publike

Nga nesër çerdhet publike do të fillojnë grevën në gjithë Kosovën. Kryetari i këshillit...

Greva e përgjithshme në arsim, BSPK kërkon nga kopshtet të mos kujdesen për fëmijët

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës i ka bërë thirrje edhe kujdestarëve të...