E martë, 24 Maj, 2022

E dhimbshme: 5-vjeçari mbytet në vaskë, ndërsa nëna po përgatiste dhurata në dhomën tjetër

spot_img
- Advertisement -

Një 5-vjeçar në Angli ka humbur jetën në tualetin e banesës së tij, ndërsa nëna po mbështillte dhuratat për ditëlindjen e vëllait, sipas një hetimi.

Jayden-Jay Silvester, pesë vjeç, u gjet i pavetëdijshëm në natën e Vitit të Ri dhe pavarësisht përpjekjeve të mamasë Lisa Johnson dhe mjekëve ndihmës, vdiq më vonë në spital.

- Advertisement -

Tragjedia erdhi 34 ditë pas vdekjes së babait të tij, Jason, në nëntor. Lisa u tha hetuesve atë ditë se ajo kishte çuar djalin e saj dhe vëllain e tij më të vogël Oscar për të blerë tullumbace përpara ditëlindjes së Oscarit të nesërmen. Ajo kishte planifikuar një udhëtim në park më vonë.

Duke e përshkruar atë si një “djalë dhe vëlla të dashur”, nëna e pikëlluar tha: “Jayden-Jay erdhi lart dhe e pyeti nëse mund të bënte banjë. Shkova në tualet, hapa të dy çezmat dhe futa pak shampo trupi në të. Vaska ishte gjysmë e mbushur. E futa vetë në të.

- Advertisement -

“U sigurova që ishte në rregull…Shkova në dhomën e gjumit dhe vazhdova të mbështillja dhuratat. Midis pesë dhe 10 minutash më vonë unë thërrita Jayden-Jay për të pyetur nëse ishte mirë dhe ai tha se ishte.

“Më kishte mbetur vetëm një dhuratë për të mbështjellë, por do të më mbaronte letra. Gjyshja e tij erdhi për të sjellë letrën e ambalazhit dhe i kërkova të kontrollonte Jayden-Jay.

“Dëgjova të bërtiturën e saj dhe vrapova në tualet, ajo e tërhoqi nga vaska dhe unë fillova CPR dhe ngjeshjet në gjoks”.

- Advertisement -

Hetimi zbuloi se Jayden-Jay kishte lindur vetëm javën e 24-të të shtatzënisë dhe kishte kaluar 101 ditë në një njësi neonatale dhe kishte një histori konvulsionesh.

Një post-mortem u krye në Jayden-Jay i cili dha një shkak mjekësor të vdekjes si mbytje dytësore pas krizave që ka pësuar.

Duke përfunduar se vdekja ishte për shkak të shkaqeve natyrore, mjekja ligjore e zonës për Stoke-on-Trent dhe North Staffordshire Emma Serrano, tha: “Në bazë të gjasave ai pati një konvulsion ndërsa ishte në banjë dhe kjo e bëri atë të hynte nën ujë dhe të mbytej. Ai kishte një histori krizash kur ishte më i vogël dhe kishte temperaturë. Pati një konvulsion ndërsa ishte në vaskë, u zhyt në ujë dhe u mbyt”.

- Advertisement -

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Momente tmerri në kopshtin zoologjik, vogëlushja bie në strofkën e arinjve

Momente paniku në një kopësht zoologjik ku një vajzë e vogël ra brenda një...

E dhimbshme: Hyn për t’u larë, vdes një fëmijë në kanalin e “Ibër Lepencit” në Mitrovicë

Një fëmijë (i mitur) është gjetur pa shenja jete në kanalin e “Ibër Lepencit”...

Pse është e rëndësishme që fëmijët të mbajnë syze dielli në plazh?

Rrezet UV me të dyja tipet A dhe B mund të jenë shumë të...

Detajet që nuk duhet t’i harroni kurrë kur ekspozoni në diell fëmijën tuaj

Kërkoni hije për fëmijën tuaj. Planifikoni aktivitetet e brendshme për të qëndruar brenda gjatë pjesëve...