E martë, 2 Mars, 2021

Dy pyetje që nuk duhet t’ia bëni fëmijës pasi ta merrni nga kopshti

Ka shumë mënyra se si ta bëni cilësore kohën pas kopshtit, për fëmijën tuaj. Pediatrja Lira Gjika këtë herë i drejton këshillat e saj pikërisht në këtë moment. Bëhet fjalë për pyetjet: ‘a hëngre’ dhe ‘a u ngope’, të cilat sipas saj, sjellin dëm në psikologjinë e fëmijës.

“Shpesh dëgjoj prindër që i drejtohen fëmijëve kur i takojnë: “a hëngre” ose “u ngope”, sikur fëmija është çuar në kopësht, vetëm për të ngrënë dhe jo për të mësuar. Këto pyetje janë si ajo thika me dy presa, që bën vetëm dëm. Natyrisht që fëmija duhet pyetur edhe për ushqimin, por jo që në fillim dhe në një mënyrë kaq të përgjithshme dhe sidomos pa kujdes për fjalët e përdorura. Mund ta pyesni pasi keni marrë informacionin për gjërat e reja që ka mësuar. Pyeteni fëmijën: “të pëlqeu”?! apo “e shijove”?! “ishte një ushqim i ri”?! dhe jo “a hëngre”?, apo “u ngope”?. Nëse një prind e pyet fëmijën “a hëngre” apo “u ngope” kur kthehet nga kopështi apo festa, i demostron fëmijës, se ato që ka mësuar apo shijuar, nuk i interesojnë. I tregon se e ka çuar në atë vend sepse, në shtëpi nuk i ka ato ushqime. Prindër! Kini kujdes kur flisni me fëmijën, njerëzorja nuk është një gjë e lindur si instikti i të ngrënës, ajo mësohet dhe kërkon shumë kujdes, shumë vëmëndje dhe mbi të gjitha, kujdes për fjalët që përdorni. Fjalët “hëngre”, “u ngope” ushqejnë dhe mbajnë gjallë mekanizmat bazikë “të urisë” dhe frikës se nuk do të ketë më. Ndërsa kur përdoren fjalët apo shprehjet: “u kënaqe”, “të pëlqeu” “çfarë shije kishte”, vihen në punë kurioziteti, kujtesa, rijetimi i shijes apo situatës dhe shmangen strukturat psikoemocionale të mbijetesës”- shkruan Lira Gjika.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Daorsa së shpejti duet me Elenan – do jetë një super këngë

Ditë më parë Daorsa Sopa, artistja nga Ferizaj paralajmerojë në mënyrë interesante projektin e...

Katër shenja që ju tregojnë se do të lindni binjakë

Por, gëzimi bëhet i dyfishtë kur e marrin vesh se ata do të bëhen...

Disa mënyra si të qetësojmë kollën tek fëmijët

Disa mënyra si të qetësojmë kollën tek fëmijët. Kolla është një mekanizëm mbrojtës i organizmit...

Rrëfimi prekës i 25-vjeçares që ishte në koma: Babi më bleu arkivolin, mjekët nuk dhanë shpresa

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë e...