E diel, 5 Shkurt, 2023

Dy këshilla nga moderatorja shqiptare si nënë dhe si bijë

- Advertisement -

Pjesë e të ftuarve të kësaj jave në emisionin “N’fermë” ishte edhe moderatorja Fatma Haxhialiu.

Të gjithë jemi mësuar me natyrën e hapur dhe pa rezerva të Fatmës që thotë në ekran çdo gjë ashtu siç e mendon. Por shumë pak e njohim atë në rolin e nënës.

- Advertisement -

Gjatë intervistës me Ervin Kurtin, Fatma na zbuloi më shumë si është ajo si nënë, por jo vetëm kaq.

“Jam bërë më e butë dhe i mendoj më shumë gjërat, por kam përshtypjen se është mosha. Duke u rritur kam përshtypjen se merr përgjegjësi dhe i jep më shumë peshë çdo fjale që thua. Ne vërtet sjellim në jetë një fëmijë, por fëmija nuk kshtë i imi, por i vetes së vet. Unë mundohem që tani që është i vogël të jetë koshient në veten e tij, që do të thotë të respektojë pëlqimet e veta, duke filluar që nga gjërat më thjeshta që është dekori i dhomës. Fëmijët marrin vesh dhe nëse ne i trajtojmë sikur ata s’marrin vesh, i bie që ata s’do marrin vesh kurrë,” –u shpreh Fatma.

Mirëpo, ajo nuk dha vetëm një këshillë shumë me vlerë si nënë, por edhe si bijë. Fatma rrëfeu se familja është pika e saj e dobët dhe theksoi që sa herë të keni mundësi t’u bëni një vizitë 5 minuta, sepse “nëse s’keni kohë për prindërit për kë do do të keni kohë”?!

- Advertisement -

 

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nesër ekzekutohen pagesat për këto dy kategori në Kosovë

Ministria e Financave ka njoftuar se nesër do të ekzekutohen pagesat e skemave sociale...

Edhe punëtorët e sektorit privat kërkojnë shtesa: Pagat janë dyfish më të vogla

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës...

Lindi pa duar, por 20-vjeçari nga Malisheva mahnitë me talentin e tij, kaq bukur pikturon me këmbë

Arion Krasniqi, 20-vjeç nga Malisheva nuk njeh barriera e as kufij. Jeta për të nuk...

Fëmija nuk trashëgon gjithçka nga prindërit, ky familjar është kryesor për gjenetikën

Alejandro Jodorowsky, një eseist kilian, shkroi një libër të quajtur “Metagjenalogjia: Vetë-Zbulimi Nëpërmjet Psihomagjisë...