E shtunë, 26 Nëntor, 2022

Drejtoresha e shkollës dhunon dhe tërheq zvarrë mësuesen

Një ngjarje e pazakontë ka çuar emisionin “Stop” në Dimal, pasi mësuese Edlira Spahiu thotë se është dhunuar fizikisht nga titullarja e shkollës 9-vjeçare “5 Maji” ku ajo punon.

Spahiu ka 12 vjet mësuese e gjuhës shqipe, por kur erdhi drejtoresha e re, Adelina Parangoni, ajo e zhvendosi për nxënësit me aftësi të veçanta.

- Advertisement -

“Drejtoresha që kur ka ardhur pra 6 vjetësh në atë shkollë gjithmonë më ka sulmuar. Ka qenë dhunë verbale, dhunë psikologjike, ka përdorur gjithmonë prindër dhe nxënës kundër meje sepse unë kam qenë e preferuara e thashethemeve të saj. Kjo ka qenë arsyeja se nuk ka pasur ndonjë arsye që të më dhunojë. Nuk kam marrë asnjëherë asnjë masë disiplinore as nga drejtoresha e shkollës, as nga Drejtoria Arsimore, as nga zyra Arsimore. Pavarësisht se shkolla dispononte orë mësimore që unë të vazhdoja të jepja lëndën e gjuhës, drejtoresha e shkollës, në bashkëpunim me drejtorin e arsimit, zotin Selman Hodo, bashkëpunoi që të largohesha aty dhe ia arriti qëllimit. Orët e mia ia shpërndau mësuesve të tjerë, ndërkohë filloj dhe punoj jashtë profilit, mësuese për nxënës me aftësi të kufizuara”, tha denoncuesja.

Më tej ajo shtoi: Duke qenë se më erdhi në majë të hundës nga intrigat që drejtoresha nuk ndalon së bëri ndaj meje, në Shtator kam bërë një ankesë me shkrim në Zyrën Arsimore dhe e kam dorëzuar tek juristi. Objekti i ankesës ishte: Përdor nxënës dhe prindër kundër meje.

- Advertisement -

Kur Edlira bëri ankesë në ZVA Dimal, drejtoresha reagoi me agresivitet duke e dhunuar në dy parakrahët mësuese Edlirën.

“Që nga ai moment drejtoresha jo vetëm nuk ndryshoi sjellje, por ka marrë më zemër, është fuqizuar më shumë për intrigat e saj saqë arriti të përdorë dhe dhunë fizike. Më kapi duart ajo. Më kapi parakrahët. Më ka marrë zvarrë dhe më ka futur në klasë. Më futi në një klasë”, u shpreh denoncuesja.

Kjo e fundit i thotë titullares, se do të shkojë në polici dhe do ta denoncojë edhe në “Stop”, dhe sjella e drejtoreshës ndryshoi në të kundërt.

“Pas aktit të dhunës i them drejtoreshës që do shkoj tek “Stop” dhe do të bëj denoncimin në polici, drejtoresha më vjen nga mbrapa duke më thënë “hajde në shkollë se të presin nxënësit”. Rojen nuk e lejonte të hapte portën dhe duke ndryshuar një sjellje dhe një ton 100% me mua”, tha denoncuesja për “Stop”.

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

7-vjeçari bën krenar Kosovën, fiton në garat ndërkombëtare të matematikës

Molos Gashi, 7-vjeçar, ka korrur një sukses të madh në fushën e matematikës. Ai ka...

Pse aktivitetet edukative janë të rëndësishme për parashkollorët?

Aktivitetet praktike i lejojnë fëmijët të angazhojnë plotësisht shqisat e tyre gjatë procesit të...

“Nuk e shoh të ardhmen këtu”, studenti i infermierisë thotë se do të ik në Gjermani

Ishte i qartë kur zgjodhi të studionte për infermieri. Denis Syla profesionin nuk do ta...

Mësimdhënëset e Gjilanit detyrohen nga Drejtoria e Arsimit që të shkojnë në takimin me ministren

Dje ka nisur fushata globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”,...