E diel, 29 Janar, 2023

Do t`i dhurosh fëmijës telefon për festa? Lexo këtë më parë!

- Advertisement -

Në ditët e sotme, të rinjtë po hyjnë në botën e internetit sa vjen edhe më herët. Sondazhet e fundit na tregojnë se 20% e të miturve marrin smartphone-in e tyre të parë para moshës 11 vjeç.

Deri më sot, fëmijët dërgojnë mesazhi, flasin online, hyjnë në platformat muzikore dhe të videolojërave.

- Advertisement -

Megjithatë ekzistojnë disa rreziqe që përdoruesit e vegjël të internetit mund të hasin nëse nuk orientohen si duhet në këtë xhungël virtuale.

Në këtë periudhë, në të cilën qëndrimi i detyruar në shtëpi ka qenë më i madh, apo edhe mësimi online, e ka bërë teknologjinë të nevojshme dhe protagoniste të jetës së fëmijëve.

Ndaj edhe Facebook ka nisur projektin Get Digital, partner i të cilit është Fondazione Carolina, një organizatë jofitimprurëse që ka qenë gjithmonë e vëmendshme për mbrojtjen e të miturve në internet, e cila synon të sigurojë mjete konkrete për prindërit dhe fëmijët për ta bërë të sigurt lundrimin në internet.

- Advertisement -

Për momentin, mosha minimale për përdorimin e Facebook dhe Instagram është 13 vjeç, ndërsa për ëhatsapp është 16 vjeç.

Ka shumë funksione që Facebook për shembull ka zhvilluar për të rritur sigurinë dhe mbrojtjen e të miturve në internet, si për shembull funksionet e kontrollit të privatësisë ose kontrollit të sigurisë si “shiko si”, i cili ju lejon të shikoni profilin tuaj si një i jashtëm për të verifikuar se çfarë lloj informacioni shihet dhe ndahet me botën e jashtme.

Komentet gjithashtu mund të fshihet ose bllokohen, për t`i bërë më pak të prekshëm nga bullizmi virtual.

- Advertisement -

Kësaj i shtohet mundësia e vendosjes së alarmeve automatike, për shembull kur kalon shumë kohë në platforma të ndryshme.

Çelësi i këtij procesi për prindërit dhe edukatorët nuk është thjesht dënimi i sjelljeve të gabuara, por ndërtimi dhe kontribuimi në përhapjen aktive të një ndjeshmërie të re kulturore.

Thelbi duket se qëndron i gjithi tek komunikimi, tek dëgjimi i fëmijës dhe bisedës rreth asaj që fëmijët bëjnë online. Vetëm kështu mund të parandalojnë problematika të caktuara që nga përballja me imazhe dhune, seksuale, tek bullizmi apo akoma më keq futja në kurth dhe rënia pre e pedofilvë apo keqdashësve online.

“Kontrata” e besimit midis prindërve dhe fëmijëve

Kontrata e besimit është në të vërtetë një letër praktike që i dorëzohet të miturit së bashku me dhuratën – smartphone, e cila vulos një pakt simbolik midis përdoruesit të vogël të rrjetit dhe prindërve të tij, të cilët janë kryesisht përgjegjës. Një ide e bukur dhe e dobishme në të njëjtën kohë që tregon menjëherë nevojën për ndërveprim dhe dialog midis palëve. /Përshtatur nga Tiranapost.al

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Njoftim i rëndësishëm për shtesat për fëmijë

Është hapur aplikimi për shtesat për të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare. Lajmin...

E vërteton shkenca: Fëmijët e marrin inteligjencën nga nëna

Nënat janë përgjegjëset kryesore për transmetimin e gjeneve të inteligjencës tek fëmijët, sipas një...

E thotë shkenca: Fëmijët më të suksesshëm kanë prindër që bëjnë këto 5 gjëra

Askush nuk ka thënë ndonjëherë se të jesh prind është diçka e lehtë. Rritja...

Si t’i ndihmojmë fëmijët të kenë rezultate më të larta në shkollë?

Një studiuese shumë e njohur e zhvillimit të fëmijëve, Maria Montessori e ka identifikuar...