E diel, 27 Nëntor, 2022

Disa rregulla bazë të sjelljes në shkollë

Shkruaja në shkollë, nënkupton edhe rregulla të reja të sjelljes dhe komunikim më ndryshe nga ajo që fëmijët janë mësuar në shtëpi apo në çerdhe fëmijësh.


Fëmijët do ta kenë më të lehtë që të mësohen me rrethin dhe rregullat e reja që lidhen me shkuarjen në shkollë, nëse para fillimit të mësimit, prindërit ua sqarojnë atyre se si duhet të sillen në shkollë.

- Advertisement -

Catherine Heart, një pedagoge dhe një autore e shumë studimeve rreth fëmijëve, tregon disa rregulla bazë të cilat fillestarët por edhe nxënësit më të moshuar, duhet t’u nënshtrohen.

Nxënësit të gjithë mësuesit, drejtorin, pedagogun, mirëmbajtëset e shkollës, rojën e objektit të shkollës, pra të gjithë ata që punojnë në shkollë, sa herë që takohen në klasë apo gjatë pushimit, duhet gjithsesi t’i përshëndesin.

Ndërhyrja në fjalë në çerdhe fëmijësh apo në shtëpi, ende mund të tolerohet, por një diçka e tillë nuk është e lejuar në shkollë. Kur një nxënës dëshiron të thotë diçka, duhet të ngreh dy gishta dhe të presë derisa mësimdhënësi t’ia jap fjalën.

- Advertisement -

Në orën e mësimit nuk guxon të flasë me shokët, sepse në këtë mënyrë pengohet mësimi. Për bisedë dhe shoqërim, shërben pushimi.

Kur bie zilja për fundin e orës, nuk duhet bërë zhurmë, por në mënyrë të qetë duhet mbledhur gjërat dhe duhet të dalë jashtë klasës vetëm pasi mësuesja të dal e para.

Fëmijët duhet të mësohen që mos të përqeshin fëmijët që bartin syze apo kanë ndonjë të metë fizike.

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

7-vjeçari bën krenar Kosovën, fiton në garat ndërkombëtare të matematikës

Molos Gashi, 7-vjeçar, ka korrur një sukses të madh në fushën e matematikës. Ai ka...

Pse aktivitetet edukative janë të rëndësishme për parashkollorët?

Aktivitetet praktike i lejojnë fëmijët të angazhojnë plotësisht shqisat e tyre gjatë procesit të...

“Nuk e shoh të ardhmen këtu”, studenti i infermierisë thotë se do të ik në Gjermani

Ishte i qartë kur zgjodhi të studionte për infermieri. Denis Syla profesionin nuk do ta...

Mësimdhënëset e Gjilanit detyrohen nga Drejtoria e Arsimit që të shkojnë në takimin me ministren

Dje ka nisur fushata globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”,...