E shtunë, 26 Nëntor, 2022

Disa hapa të thjeshtë si ta nisni ditën pa stres

Stresi në kohët e sotme është padyshim një nga problemet më të shpeshta tek njerëzit.

Pak kohë më parë, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq paralajmëroi se pandemia e COVID-19 po rrit nivelet e stresit në mbarë globin me ritme shumë të shpejta.

- Advertisement -

Stresi përshkruhet si një gjendje e rënduar mendore ose emocionale që shkaktohet nga rrethana të caktuara armiqësore.

Për të gjithë ne është shumë e rëndësishme, që të mësojmë hapa të vegjël por domethënës në menaxhimin e stresit por edhe në nisjen e ditës pa stres.

Niseni ditën pa celular 

- Advertisement -

Ekspertët thonë se kur të zgjoheni, duhet t’i jepni vetes pesë minuta, pa prekur telefonin ose pajisje të tjera që përdorni. Në këto pesë minuta të para të zgjimit mund të riorganizoni mendimet, planin tuaj të ditësveshjen, të meditoni, të jeni mirënjohës por edhe të ndërgjegjshëm por edhe të planifikoni të bëni dicka për veten.

Pini një gotë ujë me limon 

Uji me limon, dhe jo kafe, në mëngjes është një mënyrë shumë e mirë për ta nisur ditën plot me ushqyes dhe vitamina. Limonët janë edhe një burim i shkëlqyer i vitaminës C, polifenolëve, antioksidantëve e të tjerë. Pirja e një gote me ujë në mëngjes ka efekt hidratues pas një nate në gjumë dhe zbut urinë. Trupi furnizohet me ushqyesit e nevojshëm që e pastrojnë dhe e hidratojnë që në fillim.

Dush me ujë të ftohtë

Dushi i ftohtë ofron shumë përfitime për shëndetin dhe sidomos në shmangien e mendimeve të këqija dhe stresit që në mëngjes. Mjafton një ekspozim prej 30 sekondash ndaj ujit të ftohtë dhe të gjitha proceset natyrale të trupit, përfshirë edhe reagimi ndaj stresit, do të jenë në formën më të mirë.

Rregulloni Shtratin 

Sipas ekspertëve, nëse dëshiron të ndryshosh botën, nise duke rregulluar shtratin. Këtë e bëjnë edhe liderët më të suksesshëm të botës. Tingëllon një detyrë e thjeshtë dhe e rëndomtë, por në aspektin psikologjik ka shumë vlerë. Jo vetëm që do të ndiheni se keni arritur dicka por në fund të ditës do ju shijojë shumë pushimi në një shtrat të pastër e të rregullt. /agroweb/

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Rrëfimi prekës i mësueses nga Vlora që është e prekur me kancer

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit ndaj kanc erit të gjirit dhe të shumta kanë...

Kujdes prindër | Rritet numri i fëmijëve me COVID-19, pediatrja: Kemi kërkuar staf mbështetës

Rritja e rasteve me COVID-19 ditëve të fundit ka bërë që edhe numri i...

Mjekët e Kosovës sytë kah Gjermania, vazhdon ikja masive e tyre

Kosova rrezikon të mbetët pa mjekë nëse trendi i ikjes nga Kosova vazhdon me...

Infektologu kosovar: Kosova rrezikohet nga Lija e Majmunëve, s’ka vaksinë për këtë sëmundje

Infektologu, Hamdi Ramadani ka thënë se lija e majmunëve pritet të përhapet edhe në...