E martë, 31 Janar, 2023

“Digjitalizo një nxënës”, nisma e re në mbështetje të mësimit online

- Advertisement -

Në këtë periudhë të vështirë pandemie, kur mësimi në shkolla zhvillohet i alternuar edhe online, Parlamenti Rinor ka nismuar një ide interesante për t’u ardhur në ndihmë të gjtihë nxënësve.

Nisma “Digjitalizo një nxënës” është ideja më e re, e mbështetur nga Bashkia e Tiranës, e cila synon që, përmes solidaritetit, të ndihmojë nxënësit të kenë mjetet e duhura për të ndjekur mësimin në platformat digjitale. Nisma e ideuar nga Parlamenti Rinor ka nisur me gjimnazin “Sami Frashëri”, ku dy nxënësit e parë të saj përfituan nga një tablet, i cili do t’u vijë në ndihmë për mësimin online.

- Advertisement -

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ftoi këdo që ka mundësi t’i bashkohet nismës, që të bëhet pjesë e një akti solidariteti në këto kohë të vështira edhe për fëmijët, të cilët u duhet ta zhvillojnë mësimin online për shkak të pandemisë.

“Jam shumë krenar për ju, është një ide fantastike! Më mirë të flasim me shembuj, se sa me fjalime pafund. Fakti që Parlamenti Rinor ka vendosur të jetë praktik duke propozuar një nismë konkrete, ku një nxënës ‘adopton’ një nxënës tjetër duke i dhuruar një tabletë digjitale – dikush mund ta ketë të përdorur, dikush e ka të re, ose dikush që i ka mundësitë ekonomike blen edhe një për vete, edhe një për shokun a shoqen – por, kur secili përfshihet në një nismë të tillë, mund ta quajmë një histori suksesi. Është vërtet gëzim i madh të marrësh, por jam i bindur se është edhe shumë gëzim të japësh – e ndoshta, më gëzim është të japësh se sa të marrësh”, -tha Veliaj.

Përfaqësuesja e Parlamentit Rinor, Ersa Fero, tha se nismës pritet që t’i bashkohen edhe mjaft qytetarë e biznese.

- Advertisement -

“Me ndihmën e bashkisë kemi bërë shpërndarjen e tabletave të para, por shpresojmë shumë që në këtë frymë festash, të dhurojmë edhe shumë pajisje të tjera. Mund të bëheni pjesë duke dhuruar qoftë edhe një pajisje digjitale, e cila nuk është më funksionale, por mund të vlejë për dikë pasi riparohet. Në rast se jeni biznes, mund të bëheni donatorë në këtë nismë, për ta nisur sa më mbarë vitin 2021”, tha Fero.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Prezantohet nesër: Kaq pritet të jetë vlera e koeficientit të pagave

Këtë javë pritet të hyjë në fuqi Ligji i ri i pagave në Kosovë,...

Në mungesë të kuadrit, nuk ka mësim në gjimnazin e matematikës

Nxënësit e gjimnazit “Matematikë dhe Informatikë” në Shkup edhe javën e dytë të gjysmë-vjetorit...

ORCA: Senati i UP-së ka shpallur plagjiatorë profesorët Bujar Dugolli e Ardian Kastrati

Organizata për rritjen e cilësisë në arsim (ORCA), përmes një njoftimi për media ka...

Sindikatat reagojnë për mos publikimin e vlerës së koeficientit: Qeveria po tallet, nuk i harrojmë këto lojëra

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës, Ali Gashi ka thënë se...