E enjte, 9 Shkurt, 2023

Deputeti Mërgim Lushtaku thirrje maturantëve: Mësoni e studioni, jeni e ardhmja e Kosovës

- Advertisement -

Sot, mbi 20 mijë maturantë, ju nënshtruan provimit të maturës shtetërore.

Me këtë rast deputeti Mërgim Lushtaku sot ka vizituar nga afër maturantët të cilëve ju uroj sukses, ndërsa kërkoj nga ta të mësojnë dhe studiojnë sepse janë e ardhmja e vendit.

- Advertisement -

Postimi i tij:

Sot, mbi 20 mijë maturantë, i nënshtrohen provimit të maturës shtetërore.

Së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Arsim, z. Kastriot Duraku vizituam maturantët dhe ndoqëm nga afër të gjitha përgatitjet e bëra në mënyrë që ky proces të jetë i rregullt dhe sa më i mirë.

- Advertisement -

Provimi i Maturës Shtetërore, është vlerësim i njohurive, shkathtësive dhe aftësive të nxënësve, të cilat i kanë arritur gjatë nivelit të arsimit parauniversitar në përputhje me Kornizën Kurrikulare të Arsimit Parauniversitar të Republikës së Kosovës.

Rëndësia e këtij provimi qëndron edhe në atë se iu mundëson maturantëve që në bazë të performancës së tyre të profilizohen nga shkencat natyrore apo ato shoqërore.

Këshilla ime për të gjithë maturantët është që në bazë të suksesit dhe prirjeve të zgjedhin drejtimin dhe profesionin e tyre në të ardhmen dhe të mos i nënshtrohen presionit apo përzgjedhjes së prindërve, sepse edhe punën që do e bëni mbi bazën e zgjedhjes me dëshirë të profesionit, do të jetë më e suksesshme, më e lehtë, më e kënaqshme dhe nuk do ta ndjeni ngarkesën.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mësuesja Alketa Ipeku: Edhe unë shoh në Tik Tok, por nuk ka gjithmonë informacione të sakta

Nxënësi duhet të ndërgjegjësohet dhe të bindet se, jo çdo informacion i ofruar në...

Letra e mësueses së moshuar që është përshendetur nga e gjithë bota

Një mësues në pension i shkroi letër gazetës lokale për t’i dhënë fund mendimit...

Sfidat e një mësimdhënësi

Shpend Rrukiqi, mësues i lëndës së matematikës, përcjell të gjitha karakteristikat dhe veçoritë që...

Nxënësi i klasës së katërt dërgoi në shkollë një vizatim, kur e panë mësuesit menjëherë i telefonuan policisë

Policia e Floridës kishte arrestuar në vitin 2017 Robert Paul Alexandar Edwards 33-vjeç, kur...