E shtunë, 16 Janar, 2021

Dashuri dhe ngjashmëri: Fëmijët e tyre riprodhojnë foton e Bietës me motrën në fëmijëri

- Advertisement -
- Advertisement -
- Advertisement -
- Advertisement -

Bieta Sulo është një ndër moderatoret më të dashura të ekranit shqiptar, e cila na shoqëron çdo pasdite në “Top Channel” me emisionin e saj “Ftesë në Pesë”.

Përveç faktit që e shohim çdo ditë në ekran, Bieta mundohet të jetë sa më aktive edhe në rrjete sociale dhe të ndajë me ndjekësit shumë momente të jetës së saj të përditshme.

Pas punës, moderatorja vrapon menjëherë për në shtëpi tek i vogli i saj Kroi dhe bashkëshorti, Alban Dudushi dhe herë pas here gjen kohë të komunikojë edhe me ndjekësit në Instagram.

Së fundmi, Bieta ka ndarë me fansat e saj një foto të vjetër nga fëmijëria, ku na ka treguar si dukej në moshë të vogël, atëherë kur nuk e njihte askush (në të majtë të fotos).

Më herët gjatë një interviste, Bieta dhe Albani kanë treguar se kanë plan të zgjerojnë familjen e tyre, madje gjithçka e kanë më se të qartë. Bieta dhe Albani shprehën dëshirën për të pasur edhe dy fëmijë të tjerë, e madje moderatorja tha se e mira do të ishte që të ishin binjakë.

Megjithatë, ende nuk ka një lajm të tillë nga çifti shumë i dashur i televizionit dhe fansat janë akoma në pritje të një shtatzënie të mundshme që do të ndryshonte jetën e Albanit dhe Bietës.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kujdes! Fotot e fëmijëve që nuk duhet t’i postoni kurrë në rrjetet sociale

Vitet e fundit, prindërit kanë një tendencë gjithnjë e në rritje për të postuar...

Historia tragjike e nënës me 4 fëmijë, vdes 11 ditë pasi lind vajzën

Një 31-vjeçare ka ndërruar jetë disa ditë pasi lindi fëmijën e katërt duke lënë...

Pa e ditur, vogëlushi mbante në sirtatin e tij kopertinën më të shtrenjtë në botë

Një kopertinë e artistit belg Hergé, me në qendër reporterin Tintin, që iu dhurua...

VIDEO simpatike që tregon sa shumë qeni e do një fëmijë

Kush është miku, apo shoku më i mirë i njeriut? Qeni, me siguri. Qeni...