E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Darka e thjeshtë – Pite meksikane me pulë dhe speca

Shija që i ka munguar kuzhinës tuaj.

Nganjëherë po që është problem të gjesh gatimin e duhur për darkë, shkruan lajmi.net.

Është edhe më e vështirë kur nuk keni as kohë mjaftueshëm për të përgatitur diçka të shijshme, por kjo recetë do të jetë shpëtimi juaj!

Me pak përbërës dhe një kohë përgatitje të shkurtër, për juve kemi sjellur recetën e piteve meksikane me pulë dhe speca.

Përbërësit:

1 fileto pule,

1 qepë,

2 speca,

kripë,

piper,

300 g miell,

150 ml ujë,

20 ml vaj,

fryrës burimi.

Përgatitja:

Formojmë brumin me miell, fryrës, kripë dhe vaj ulliri.

I hapim petë të holla me trashësi 2-3 mm dhe i lëmë mënjanë. Presim imët qepën, specat dhe pulën.

I skuqim në tigan të nxehur për disa minuta, e rregullojmë shijen me kripë dhe piper.

Pjekim pitet në tigan nga njëra anë, i mbushim te gjysma e tyre , shtojmë djathë dhe e palosim .

E pjekim mirë nga të dyja anët dhe e shërbejmë të ngrohtë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

3 ushqimet që duhen shmangur për lëkurë të pastër

Aknet mund të ulin plotësisht besimin tuaj dhe t’ju ndalojnë të jetoni jetën tuaj...

Ëmbëlsira e ftohtë me kos dhe fruta – Receta e ditës

Ëmbëlsirat janë gjithmonë një pikë kyçe e drekave festive në familje. Ato, përveç shijes,...

Torta Tiramisu – Plot ëmbëlsi dhe shije

Në këtë artikull ua lehtësojmë pak punën me këtë ëmbëlsirë me një mënyrë të...

Pulë me domate dhe makarona

Recetat me pulë janë të shumëllojshme e megjithatë amvisat janë gjithmonë në kërkim të...