E diel, 29 Janar, 2023

Dalin detaje të reja: Mësimdhënësi në Pejë ia mbylli derën e klasës nxënëses 13-vjeçare dhe nisi ta ngacmonte

- Advertisement -

Arsimtari i shkollës së mesme të ulët “Lidhja e Pejës” në fshatin Novosellë të Pejës, Adem Mustafaj, 64-vjeçar, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse të klasës së shtatë është suspenduar nga puna për gjashtë muaj.

Në vendimin e Drejtorisë së Arsimit në Pejë, thuhet se mësimdhënësi Adem Mustafaj suspendohet përkohësisht nga puna nën dyshimin se ka kryer vepër penale në vendin e punës dhe ka shkelur detyrat e punës.

- Advertisement -

Në këtë dokument thuhet se largimi i përkohshëm i të punësuarit zgjat maksimalisht gjashtë muaj me 50% të pagës.

Nxënësja që po dyshohet se u sulmua seksualisht nga arsimtari, siç mëson Sinjali është e moshës 13-vjeçare.

Sinjali mëson se deri më tani përveç viktimës dhe prindërve të saj, janë intervistuar edhe disa dëshmitarë, të cilët kanë dhënë deklarata se çfarë dihet për ngjarjen që po dyshohet se ndodhi brenda hapësirave të shkollës.

- Advertisement -

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë dhënë detaje nga dëshmia e nxënëses, që e dha para hetuesve policorë, ku e ka përshkruar se si sipas saj arsimtari e sulmoi seksualisht në klasë.

E mitura, e cila është intervistuar në prani të prindërve, ka rrëfyer në Polici se gjithçka nisi kur arsimtari Mustafaj nuk e lejoi të dilte nga klasa, duke e kapur për dore, me ç’rast ia mbyll edhe derën e klasës. Në ato momente, arsimtari ia ka vendosur duart në fytyrë, duke iu afruar aq shumë, sa sipas saj ka pasur për qëllim që ta puth me zor.

Vajza ka dhënë edhe informacione të tjera para Prokurorit për të mitur, por derisa të merren veprimet e tjera hetimore edhe nga Prokuroria, Sinjali nuk do të publikojë më shumë detaje.

- Advertisement -

Ajo që dihet deri më tani është se arsimtari i Biologjisë, i cili është në prag të pensionit, është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ngarkohet me veprën penale “sulm seksual”.

 

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Jasharaj për (mos) publikimin e vlerës së koeficientit: Qeveria të mos bëjë veprime që acarojnë situatën

Më 1 shkurt zyrtarisht do të hyjë në fuqi Ligji për paga për sektorin...

Vdes profesori universitar kosovar, në një aksident komunikacioni në Bullgari

Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje në Bullgari. Si pasojë e këtij aksidenti ka...

Rrahman Jasharaj: Misteri i pagave, e papranueshme koeficienti nën 120 euro

Më 1 shkurt zyrtarisht do të hyjë në fuqi Ligji për paga për sektorin...

Më 1 shkurt zyrtarisht do të hyjë në fuqi Ligji për Paga – koeficienti mbahet sekret

Më 1 shkurt zyrtarisht do të hyjë në fuqi Ligji për paga për sektorin...