E martë, 31 Janar, 2023

Coronavirus: Listës të simptomave nga Covid-19 te fëmijët i shtohen të vjellat dhe diarreja

- Advertisement -

Diarreja, të vjellat dhe ngërçet e barkut te fëmijët mund të jenë një nga shenjat e koronavirusit, thonë studiuesit britanikë pas një studimi të hollësishëm që kanë bërë.

Ekipi i Queen’s University në Belfast dolën në përfundimin se këto simptoma ja vlen të shikohen dhe t’i kushtohet një vëmendje nga ekipet mjekësore.

- Advertisement -

Aktualisht ajo çfarë dimë për koronavirusin janë ethet, kollë, humbja e nuhatjes dhe shijes.

Kushdo që ka këto simptoma duhet të izolohet dhe të testohet për virusin.

Qendra e SH.B.A.-së për Kontrollin e Sëmundjeve tashmë liston dhe të përzierat ose të vjellat, diarren midis simptomave të mundshme të Covid-19.

- Advertisement -

Në studim u përfshinë 1000 fëmijë ku nga analizat e bëra rezultuan se 68 nga 992 fëmijë kishin antitrupa ndaj virusit, duke sugjeruar se ata kanë qenë të infektuar me Covid-19.

Gjysma e atyre që rezultuan pozitivisht raportuan se kishin simptoma.

Ethet ishin më të zakonshmet dhe më prezentë për 21 fëmijë të cilët ishin të infektuar me covid.

- Advertisement -

Simptomat gastrointestinale, të tilla si diarreja, të vjella dhe ngërçet e barkut , u raportuan nga 13 fëmijë që rezultuan pozitiv.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Njoftim i rëndësishëm për shtesat për fëmijë

Është hapur aplikimi për shtesat për të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare. Lajmin...

E vërteton shkenca: Fëmijët e marrin inteligjencën nga nëna

Nënat janë përgjegjëset kryesore për transmetimin e gjeneve të inteligjencës tek fëmijët, sipas një...

E thotë shkenca: Fëmijët më të suksesshëm kanë prindër që bëjnë këto 5 gjëra

Askush nuk ka thënë ndonjëherë se të jesh prind është diçka e lehtë. Rritja...

Si t’i ndihmojmë fëmijët të kenë rezultate më të larta në shkollë?

Një studiuese shumë e njohur e zhvillimit të fëmijëve, Maria Montessori e ka identifikuar...