E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Cili nga fëmijët në familje ka më shumë humor? Ja çfarë thotë shkenca

- Advertisement -

Askush nuk është si ju dhe kjo është superfuqia juaj. Edhe nëse jeni rritur në të njëjtën shtëpi me motrën, ose vëllain ju jeni të ndryshëm nga ata.


Ka aq shumë faktorë që ndikojnë tek ne, që nga lindja. Bright Side na tregon se cili nga fëmijët është më komiku, ai që bën më shumë batuta dhe i bën të tjerët të qeshin.

- Advertisement -

Rendi i lindjes formon personalitetet tona

Psikoterapisti Alfred Adler tregon se rendi i lindjes së vëllezërve dhe motrave, ka një rol në formimin e personaliteteve tona. Edhe pse fëmijët që rriten në të njëjtën familje, kanë një mjedis të ngjashëm, kushtet psikologjike janë akoma individuale.

Fëmija më i vogël në familje është ai/ajo më komiku

- Advertisement -

Shumë studiues u interesuan për këtë teori dhe hulumtimet vazhdojnë edhe sot. Një nga studimet mbi këtë temë u krye nga YouGov, një kompani britanike për hulumtime të tregut. 1782 njerëz, të moshës 18 vjeç dhe më të mëdhenj, morën pjesë në studim dhe u kërkua që të krahasojnë veten me motrat ose vëllezërit, në parametra të ndryshëm, si të qenit të përgjegjshëm, të thjeshtë, të qetë ose qesharak.

Nga studimi rezultoi se një nga ndryshimet më drastike ishte në ndjenjën e të qenit qesharak. Fëmijët më të vegjël priren të tregonin se ishin më humoristë sesa motrat e tyre. Fëmijët e mëdhenj të familjes, nga ana tjetër e konsideronin veten më të përgjegjshëm, më të organizuar dhe të suksesshëm.

- Advertisement -

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Ledion Halitaj fiton çmimin e dytë si kitaristi më i mirë i ri në “Transilvania International Guitar Festival”

Rumani, i riu kosovari Ledion Halitaj, është shpallur fitues i trefishtë në Festivalin Ndërkombëtar...

11-vjeçari me autizëm tejkalon gjenitë e shkencës, shpallet më inteligjenti në botë

Një 11-vjeçar ka shënuar pikët më të larta në testin e inteligjencës duke tejkaluar...

Rrahman Jasharaj: Nga nesër nis greva në çerdhet publike

Nga nesër çerdhet publike do të fillojnë grevën në gjithë Kosovën. Kryetari i këshillit...

Greva e përgjithshme në arsim, BSPK kërkon nga kopshtet të mos kujdesen për fëmijët

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës i ka bërë thirrje edhe kujdestarëve të...