E premte, 7 Tetor, 2022

Cili është vendi i parë që feston Vitin e Ri?

Pas asaj që ka qenë një tjetër vit i vështirë i mbuluar nga pasiguria, shumë do të shpresojnë se viti 2022 do të jetë ndryshe.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, festimet e Vitit të Ri ka gjasa të jenë pak më të heshtura këtë vit mes shqetësimeve për përhapjen e variantit Omicron të COVID-19.

- Advertisement -

Derisa festimet mund të mos kthehen në shkallët para pandemisë, nuk ka dyshim që shumë njerëz në mbarë botën do të hyjnë në vitin 2022 me një ndjenjë gëzimi dhe optimizmi.

Por kush do të jetë i pari që do ta presë vitin 2022?

Cili është shteti i parë në botë që feston Vitin e Ri?

- Advertisement -

Vendi ose vendet e para në botë që shënojnë Vitin e Ri do të jenë në fakt vendet e vogla ishullore të Paqësorit, Tonga, Samoa dhe Kiribati/Ishulli i Krishtlindjeve.

Ata do të hyjnë në vitin e ri në orën 10:00 GMT (Koha Mesatare e Greenwich-it).

Vendi tjetër në rend do të jetë Zelanda e Re, e cila do ta përshëndesë 2022-shin rreth orës 10:15 GMT.

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Studimi: Nëse të pëlqen vetmia, ndoshta je një person më i zgjuar

Po sikur Aristoteli të na mësonte se njeriu është i destinuar nga natyra të...

Bill Gates parashikon atë që do të ndodhë në 5 vitet e ardhshme

Bill Gates, themeluesi i Microsoft, mori pjesë në një nga samitet e fundit të...

Studenti nga Kosova del me veshje kombëtare shqiptare në ceremoni të diplomimit në Universitetin e Lichtensteinit

Drin Çeku një student nga Kosova, respektivisht nga Peja, në ceremoninë e diplomimit në...

Video prekëse që tregon se mësuesi nuk duhet harruar dhe duhet të respektohet gjithmonë

Një pilot në linjat turke zbulon se një nga mësuesit që ai kishte kaluar...