E diel, 4 Dhjetor, 2022

Cila është mosha e duhur që fëmijët të mësojnë gjuhë të huaja

Gjuha e huaj është një dilemë e madhe për prindërit, pasi ata nuk e dinë me siguri se cila është mosha e përshtatshme që një fëmijë të mësojë një gjuhë të huaj.

Sa më shpejt, aq më e lehtë është të mësosh: Siç thonë neurobiologët, truri i njeriut, deri në moshën 11 vjeç, ka arritur potencialin.

- Advertisement -

Që do të thotë se nga kjo moshë ai mund të asimilojë dhe të mësojë më lehtë informacione dhe stimuj të rinj. Pra, sa më shpejt që fëmija vjen në kontakt me një gjuhë të huaj, aq më lehtë do të jetë për mësimin e saj.

Edhe kur janë më të vegjël mund të filloni t’i njihni me një gjuhë të huaj. Në këtë moshë, fëmija nuk do të mësojë të shkruajë dhe të lexojë gjuhën e huaj. Mësimi bëhet përmes këngëve, poemave, fjalorëve dhe fotogarfive. Fëmija fiton një njohje të hershme të gjuhës. Të shkruarit dhe të lexuarit, zakonisht mësohet në klasën e 2- të të shkollës fillore, pasi ata tashmë kanë mësuar të lexojnë dhe shkruajnë në gjuhën amtare.

Kështu, mësimi i njëkohshëm nuk do ta ngatërrojë fëmijën. Megjithatë nëse shikoni se fëmija ka vështirësi ose e privon atë nga koha e tij e lirë atëherë duhet ta ndaloni atë. Mbani mend se truri i lodhur, nuk mund të asimilojë informacionin që merr.

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

21 aftësi që çdo fëmijë duhet t’i mësojë para moshës 10 vjeçe

Kur fëmija juaj shkon në shkollë atje i mësojnë atij lexim, shkrim dhe aritmetikë.  Por...

Hapet aplikimi për shtesa për fëmijët e lindur më 2009

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar të premten se është hapur aplikimi...

4-vjeçari kafshohet nga qeni në oborrin e çerdhes në Prishtinë – nëna e tij tregon ngjarjen

Një fëmijë është kafshuar nga një qen endacak të hënën brenda oborrit të çerdhes...

Noar Osmani, nxënës i klasës së katërt, po krijon web-faqe – ka 17 çertifikata

Noar Osmani, nxënës i klasës së katërt, në shkollën fillore "Dardania" shquhet me intelegjenca...