E diel, 5 Shkurt, 2023

Çfarë nëne je sipas shenjë së horoskopit

- Advertisement -

DASHI

Pikat e forta: Vetebesim, e ndërgjegjshme, e fuqishme dhe e drejtë

- Advertisement -

Pikat e dobëta: Konkuruese, irritohet shpejt, sheh vetëm anën e saj, fiksohet pas diçkaje

Stili i prindërimit: “Përshëndetje mami luftuese!” Mami dash bën çdo gjë me fuqi, i futet prindërimit me kokë dhe me qëllim që ta bëj siç do ajo. Qasja e dashit është që çdo gjë në jetë ta marr sikur po shkon në luftë-të jetë e gjallë, e vëmëndshme dhe për të fituar. Prindërimi kërkon kurajo e sa mirë që ti je gati.

Çdo femër e kësaj shënje ka vetbesim të paparë. Pjesa më e çuditshme e mëmësisë sidomos në vitet e para është të përjetosh një qënie njerëzore e cila është totalisht e varur prej teje. Dashi është një nga shënjat që kërkon të jetoj siç do vetë dhe ti je mësuar që të vësh veten gjithëmonë të parën. Por sapo vjen në jetë bebi juaj si ja bëni? Sado që ju I përkushtoheni me shpirt gjithëmonë e bëni diferencën mes jush dhe fëmijës suaj e fundja kjo është një sjellje e shëndetshme.

- Advertisement -

Mund të gjendesh shpesh në situata kur kërkoni shumë nga fëmija juaj sepse ju atë model po jepni. Dashi kur nuk kërkon leje për të qënë vetvetja apo për të ndjekur objektivat e vet. Gjithmonë një model i fuqishëm që thyen tabu!

Demi

Pikat e forta: Qëndrueshmëri, ka stil, është praktike, punetore

- Advertisement -

Pikat e dobëta: materializmi, luhatje humori,

Stili I prindërimit: “Demi është origjinal, gati për të punuar por edhe për tu argëtuar. Disa ditë ti je lidere që edhe më të fuqishmit I frikson por sapo ndihesh në ambient të sigurt do të argëtohesh pa fund! Nëna dem është shumë përzgjedhëse e herë e ngurtë në disa çështje. I pëlqen tradita dhe nuk lëviz nga standarted e saja. Por mbrapa fasadës është një femër e cila është e thjeshtë. Ti mund të jesh nëna që e detyron fëijën të shkoj në shkollën apo aktivitetet por gjithashtu je nëna që I merr për të provuar ndonjë aktivitet të të ri.

Demi në shënjat e horoskopit është I kujdesshëm me buxhetin dhe nuk shpenzon kot. Ju besoni se çdo blerje duhet të kthehet në investim. Sa I përket fëmijës ju I kushtoni vite për ta rritur dhe prisni që t’ja u njohin këtë gjë! Ju do të rrisni fëmijë me edukatë, që respektojnë autoritetin dhe mundësisht të të vlerësojnë ty. Ambicja juaj për ta është që të behen të famshëm. Ju dëshironi që të jeni të afërt me ta dhe kur të rriten por kjo s’do të thotë se do të sakrifikoni respektin ndaj teje vetëm për tu quajtur shoku I tyre. Për aq kohë sa fëmijët nuk ju zhgënjejnë apo nuk tregojnë mungesë respekti ndaj jush nuk duhet të ketë probleme apo jo?

Mëmësia ju ka nxjerr në pah cilësitë menaxheriale të cilat shumë femra të kësaj shënje I vijnë lehtësisht. Ju përqëndroheni në detaje dhe jeni CEO I familjes suaj. Ju keni qef të drejtoni jetën e të tjerëve. Rutina me fëmijën ju pëlqen.

Binjakët

Pikat e forta: e ndryshueshme, rinore, kurjoze, mëndje hapur, origjinale dhe kreative.

Pikat e dobëta: jo konsistente, nuk respektoni kufijt, tendencë për të qënë në kontradikt me veten, e pa duruar.

Stili I prindërimit: “Ah nëna e shumë personaliteteve, komplekse e herë kontradiktore por asnjëherë e mërzitshme! Kjo është nana binjake e cila ështe e ndryshueshme dhe e mban familjen kurjoze seç do bëni . Nuk ka asnjë moment të mërzitshëm nën çatinë tënde!

Standarted e tua mund të ndryshojnë pa kuptuar, ashtu si dhe humori juaj. Ju do ti ndiqni me kujdes udhëzimet e si të lani rrobat e bebit e ndërkohë e merrni bebin me vete kur shkoni në një qokë. Le ta pranojmë: edhe ti vet e di sa kontradiktore je ndonjëherë! Me binjakët asnjëherë si dihet!

Ndërkohë që binjakët kanë reputacion ti marrin gjërat lehtë e vështirë për të qëndruar në vënd ata mund të kenë shumë ankth, truri i tyre nuk pushon ansjehëre. Si rezultat I kësaj ju mund të jeni nëna me energji që njihni.

Gaforre

Pikat e forta: sensitive, e kujdeshsme, ka shije, e devotshme

Pikat e dobëta: shumë protektive, luhatje humori, e fiksuar, xheloze

Stili juaj I prindërimit: Si shënja që është më afër mëmësisë ju jeni superior. Që në një moshë të vogël ju I keni të gjitha instiktet e mëmësisë në DNA-n tuaj. Ju keni qënë në rolin e nënës me miqtë, motrat e vëllezërit, kafshët shtëpiake a madje me kukullat. Disa shënja janë më të prirura të rrijnë larg fëmijëve por nëna Gaforre ka lindur për këtë detyrë. Ju jeni nëna që do të ketë një lindje sa më natyrale mundësisht në shtëpi dhe ti jepni gji fëmijës suaj derisa të doj.

Ju keni një qasje idealiste për sa I përket familjes, në kërkim të krijimit një shtëpi të rehatshme dhe të bukur. Ju investoni çdo gjë në marrëdhënie me fëmijët.

Të bëhesh nënë ka shumë aspektë të mira në jetën tënde sociale. Shumë gaforre kanë qënë të turpshme apo rezervuara në fillim por me fëmijët e tyre ata duan të angazhohen sa më shumë me prindërit e tjerë për të krijuar një rreth me nënat e fëmjët e për të bërë sa më shumë aktitivete.

Ju flisni për prindërimit dhe fëmijët tuaj por dhe dëgjoni të tjerët dhe ajo që nuk ju pëlqen vendosni nëse do ti mbani pranë apo jo.

Luani

Pikat e forta: argëtuese, lidere, kreative dhe me vetbesim

Pikat e dobtra: egoiste, shumë dramë

Stili I prindërimit: “Ju jeni si në film! Kreative dhe dinamike lëni shënjën tuaj kudo që shkoni. Prindërimi është shprehja më e madhe juaja personale, një detyrë që e merrni shumë serjozisht me zemër e shpirt. Luani përpiqet të jetë një nënë shumë aktive e përfshirë në çdo aspect të jetës së fëmijës. Ju krenoheni që të rritni një fëmijë të aftë dhe të suksesshëm që do rritet të bëj gjëra të mëdha në jetë!

Ju nuk jeni një nënë e veshtirë por jeni strikte me standartet e tua. E vështirë të ketë si ju, sepse ju kërkoni gjithëmonë të dilni I pari. Ju keni standarte të larta dhe për veten tuaj e ndonjëhre mund të mos kuptoni kur po kërkoni shumë nga fëmijët tuaj. E nëse fëmija uaj do të rritet të behet doktor , avokat, biznesmen apo artist ti je baza e fortë që e ndihmoi.

Asgjë nuk ju largon juve nga objektiva juaj.

Por nëna luan gjithashtu di të argëtohet. Kur vendos që të festoj I shkon deri në fund! Ju do ta çmëndnit një planifikuese eventesh , asnjë festë apo dhuratë nuk është e mjaftueshme. Dhuratat janë një gjë e bukur dhe ju bëni dhuratat më të bukura! Të tjera mund të mëndojnë se ju po i jepni më shumë dhurata seç duhet por për ju dhuratat do të thotë që ju jeni të ndërgjegjshëm se dikush mori kohë për të ju gjetur diçka të bukur vetëm për ju, e ju doni ta tregoni këtë gjë.

E nëse ju I mbushni fëmijët me përqafime e puthje apo ja shprehni dashurinë duke qënë gjithmonë I pranishëm në aktivitetet e tyre nuk ka dyshim: fëmijët e tu janë krenaria jote! Prandaj vazhdo përkëdheli sa të duash por mos harro që ti mësosh t’ja dalin dhe vet. Do I duhen aftësitë po aq sa dashuria juaj.

Virgjëresha

Pikat e forta: e organizuar dhe strukturuar, praktike, e e kujdeshshme, inteligjente

Pikat e dobtra: tendencë për të gjykuar, shqetësohet shpejt, fiksohet, mbi analizon situatat

Stili I prindërimit: “nëna virgjeresh është një kombinim I kontrasteve. Në disa raste mëmësia është fiks për këtë shënjë dhe në fakt ju jep një arsye që të jeni më të kujdeshme të planifikoni dhe menaxhoni çdo gjë. Por në raste të tjera ju doni të argëtoheni.

Shumë duan kohë të ambjentohen pasi janë mësuar të përqëndrohen vetëm te vetja. Por përtej natyrës tënde pak obsessive ju keni dhe një anë relaksuese ju keni besim se fëmija juaj do të ja dale.

Ju jeni një nënë e gatshme për të dhënë këshilla,të ndihmoni e të bëni aventura. Fëmijët tuaj ju kanë rinuar.

Ju keni tendencën të lexoni gjithmonë mbi studimet e fundit nga psikologët mbi prinderimit dhe ju keni tendencën për të dashur që ti bëni të gjitha. Por mëmësia ka dhe një aspekt që të qëndroni të qetë dhe shijoni momentet.

Peshorja

Pikat e forta: durimi, kujdesi, drejtësia, shija e mirë

Pikat e dobta: jo konsistente, e largët.

Stili I prindëritmit: E di se çfarë kërkon një peshore gjatë gjithë kohës? Balancë. Por mëmësia është e vetmja gjë që të ndihmon që të largoheni nga kaosi dhe të përqëndroheni në gjërat e rëndësishme. Ju jeni shumë e strukturuar. Ju jeni shënja e marrëdhenieve dhe fëmijët ju japin justifikimin e duhur për t’ju përkushtuar mërrëdhënies. Ju e organizoni jetën rreth tyre.

Ju pëlqejne steriotipet e fëmijërisë, që nga kukullat e mëdha e deri te makinat apo festat e çajit. Ju nuk ju pëlqen të nxitoni dhe keni aftësinë për të shijuar momentin me fëmijën tuaj. Ju ju argëtojnë pyetjet e tyre dhe jeni të gatshëm të kaloni orë duke I shpjeguar përse qielli është blu.

Peshorja modelon kujdesin ndaj vetes te fëmija, vishet mirë dhe nuk lejon të bie në gjumë me lukun e saj thjesht sepse u bë nënë. Ju gjithashtu kujdeseni që dhe fëmija juaj të jetë gjithëmonë në stil.

Akrepi

Pikat e forta: Fuqia, qëndrueshmëria, intuita dhe vullneti

Pikat e dobëta: Kontrollues, paranojak, emocional, obsesiv e shumë intensiv

Stili I prindërimit:

Nëna akrep është si manget, një kompinim I lezetshmes me kontrolluesin , frymëzuesin me të vështirin. Në varësi të humorit tuaj fëmijët do të duan të jenë pranë jush osë larg shpërthimit. Jo se ju do ta drejtonit nervat drejt tyre por një ‘’shikim’’ nga nëna akrep aq do që fëmija të sillet mirë. Ju jeni tepër protektiv, ju kujdeseni për fëmijët pa fund. SHumica e Akrepave përshtaten lehtë me mëmsinë. Ju jeni një shënjë uji dhe keni cilësi për të qënë në njënë e mirë. Por akrepat duan kohë për t’ju besuar dhe fëmija juaj do e kuptoj direkt kur ju nuk po I besoni ata.

Pjesa më e vështirë nuk është afeksioni për ju por si ti lini të lirë ata. Ju do të punoni fort për të siguruar se jeta e tyre është e prorgamuar sic duhet dhe kanë një të ardhme të ndritur përpara . Kjo mund të nënkuptojë që të kërkoni gjithëmonë shkollën më të mirë, apo produktet më të mira.

Pasuria për ju është shumë e rëndësishme prandaj ju punoni fort për fëmijët tuaj. Jeta më një nënë akrep mund të duket si një lojë shahu por mbretëresha I mund të gjithë në fund. Planet e tua, kontrolli, manovrimi dhe më e rëndësishmja intuita është mënyra sesi ju veproni.

Shigjetari

Pikat e forta: Aventura, urtësia, humori dhe perspektiva

Pikat e dobëta: padurimi, ashpërsia, mungesa e strukturës

Stili juaj I prindërimit: ju jeni shënja e lirë e horsokopit dhe prindërimi do të thotë një përshtatje për ju. Shigjetari jeton në momënt dhe vepron me impulse apo instikt. Ju e vlerësoni pavarsinë tuaj. Prindërimi është një ndryshim madhor në jetë dhe ju e dini sesa energji e kohë kërkon kjo.

Ju duhet kohë të përshtateni, sepse ju jeni të famshmë të veproni e më pas të bëni pyetje. Por në mëmësi kjo është e vështirë.

Por mos harro spontaniteti e bën jetën argëtuese jo vetëm për ju por dhe për fëmijët tuaj!

Nëna shigjetar ka aftësi lidershipi dhe I pëlqen të shijoj arritjet e saj.

Bricjapi:

Pikat e forta: planifikuese, e strukturuar, vlerat traditcionale, konsistente, e durueshme , e kujdeshme

Pikat e dobëta: merakoset shpejt, më shumë e kujdeshsme seç duhet, pesimiste, me dyshime te vetja, shumë serjoze

Stili I prindërimit: A e dini që bricjapi është në fakt shënja e babait në horoskopë? Kjo është interesante kur shihet stili juaj I prindërimit. Në terma sterjotipike ju mund të jeni më shumë babai I shtëpisë sesa nëna apo të dy prindërit bashkë. Jo se ju nuk keni anë sentimentale por Bricjapi është I lidhur ngushtë me autoritetin, dhe strukturën. Ju nuk keni frikë të vendosni limite apo ti mësoni fëmijët mësime mbi jetë.

Ju jeni të afërt me fëmijët tuaj por nuk pretendoni të jeni miq. Hierarkia është ajo që ju respektoni dhe si një shënjë tradicionale ju respektoni prindërit tuaj

Ju afroheni më shumë me dashurinë e ‘’fortë’’ me nënën e cila bën moral . Ju nuk jeni shumë I dhënë pas ndjenjave dhe preferoni qe ato ti tregoni me veprimet tuaja. Bricjapët janë si ‘’shpirtra të vjetër’’ të cilët luajnë rolin e ushtarit besnik në familjen e tyre dhe I lënë ndjenjat mënjanë.

Kjo do të thotë se ju jeni shtylla e familjes suaj, ajo që I mban të gjithë bashkë

Ujori

Pikat e forta: rinor, mëndje hapur, origjinal dhe e drejtë

Pikat e dobëta: vendos kufinjt, turbulent, I largët e herë , largohet disiplinës.

Stili I prindërimit: çfarë ndodh kur bashkoni një vajzë të qetë me një vajzë që është një grup roku? Shtoji disa tatuashe, ndonjë aftësi në karate dhe në gjithë këto çudira keni nënën ujor.

Nëna ujor është aq e veçantë sa është tepër e vështirë ta përcaktosh. Ju jeni të çuditshëm, spontal, të qetë e herë të çmëndur. Ju pëlqejn ylberët e dielli por dhe ngjyra e zezë. Ju jeni të specializuar në kaos dhe prindërimi juaj ndryshon pa kuptuar.

Jeta me një nënë ujor mund të jetë që nga Aventura e deri te çmënduria. Një gjë është e sigurt që ju ndryshoni stilin e prindërimit sa herë që të doni. Ju e shikoni ekzistencën si pjesë e një rrugëtimi të madh dhe doni që fëmija juaj ta përjetoj këtë utopi për aq kohë sa t ë jetë e mundur.

Herë ju karakterizoheni nga rebelizmi, suprizat dhe largimi. ‘’Prit të papriturën’’ me një nënë ujor. Ato njihen që të jenë jo rehat me intimitetin por me prindërimin ju jeni të çuditur se sa emocione ju fal.

Peshqit

Pikat e forta: ndjeshmëria, imagjinata, kujdesi dhe kreativiteti

Pikat e dobëta: e çuditshme, manipuluese, jo e qëndrueshme

Stili juaj I prindërimit “Përshëndetje mami sirenë, ju e rrethoni familjen tuaj në një akuarium të qetë e të bukur. Edhe me tuta ju dukeni gati për një seancë me foto .

Ju falni shumë ngrohtësi dhe shpesh herë për nëna tjera kjo është intimiduese. Ju jeni empatike , spiritual dhe sensitive, dhe keni inteligjencë emocionale. Ju e dini si ta trajtoni vetën si një mbretëreshë dhe do të inkurajoni nënat e tjera rreth jush të bëjnë të njëjtën gjë

Por ka dhe aspekte negative sepse harroni ti respektoni kufijnt apo të ruani stabilitetin.

Fëmijët e tu e dinë që ju do ti mbështesni gjithmëonë dhe se ju do të bëni çdo sakrificë për ta. Fëmijët do të rriten me një ndjenjë vetbesimi falë adhurimit tuaj. Në syt e tu ata janë të pagabueshëm dhe ju jeni aty për ti qetësuar, për ti përkëdhelur e për të duartrokitur çdo arritje të tyre.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjejnë njëra-tjetrën pas 32 vitesh: Nënës i bie të fikët në krahët e vajzës

Një histori e trishtë është transmetuar ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh...

Kujdes nëna: Këto ushqime nuk duhet t’ua jepni fëmijëve pa bërë 2 vjeç

Stomaku dhe gjithë sistemi tretës i fëmijëve është mjaft i ndjeshëm dhe nuk mund...

Ky artikull është për ju që keni planifikuar të bëheni nëna pas moshës 40-vjeçe!

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në...

Momente prekëse, nëna me kancer ndahet mes lotësh nga i biri para se të niset drejt spitalit

Jonida është veçse 25 vjeç, por sëmundja e kancerit po ia shkurton jetën. Kur...