E diel, 5 Shkurt, 2023

Çfarë historie suksesi: Rrëfimi i adoleshentes amerikane që u bë milionere nga biznesi me limonadë

- Advertisement -

Shumë njerëz ëndërrojnë të bëhen milionerë, por një vajzë e re është bërë drejtoreshë ekzekutive e një biznesi që gjeneron miliona dollarë.

Ajo çfarë është më interesant se bëhet fjalë për një vajzë që ishte vetëm 11-vjeçe, kur u bë milionere.

- Advertisement -

E pavarësisht që është e re në moshë, Mikaila Ulmer nga Teksasi, ka krijuar brendin e saj të limonadës dhe kështu arriti një marrëveshje prej 11 milionë dollarë, me “Whole Food” në vitin 2016.

Mikaila, tani 17-vjeçe, thotë se kur ishte 4-vjeçare i erdhi në kokë ideja e krijimit të një kompanie kur edhe gjyshja ia dhuroi një libër gatimi si dhuratë.

E pavarësisht që ai libër nuk ishte i përshtatshëm për moshën e saj, ajo gjeti recetën e një limonade që daton nga viti 1940 dhe kështu e modifikoi.

- Advertisement -

Fillimisht e shiti nëpër rrugë para shtëpisë duke e quajtur bletë. Inspirimi i erdhi në kokë kur e pickuan bletët kur ishte më e vogël, dhe për asnjë moment nuk arriti ta heq nga koka atë moment.

Sot kompania e saj quhet Mikaila’s Me & the Bees Lemonade”, që gjeneron të hyra prej dhjetëra miliona dollarë.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Njoftim i rëndësishëm për shtesat për fëmijë

Është hapur aplikimi për shtesat për të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare. Lajmin...

E vërteton shkenca: Fëmijët e marrin inteligjencën nga nëna

Nënat janë përgjegjëset kryesore për transmetimin e gjeneve të inteligjencës tek fëmijët, sipas një...

E thotë shkenca: Fëmijët më të suksesshëm kanë prindër që bëjnë këto 5 gjëra

Askush nuk ka thënë ndonjëherë se të jesh prind është diçka e lehtë. Rritja...

Si t’i ndihmojmë fëmijët të kenë rezultate më të larta në shkollë?

Një studiuese shumë e njohur e zhvillimit të fëmijëve, Maria Montessori e ka identifikuar...