E shtunë, 23 Janar, 2021

Çfarë është fobia nga shtatzënia dhe lindja?

- Advertisement -
- Advertisement -
- Advertisement -
- Advertisement -

Frika për të pasur një fëmijë mund të lindë për arsye ekonomike, si shpenzimet për ushqyerjen, kopshti, veshja, arsimimi, etj. Është dhe një tjetër fenomen që merret shumë pak në konsideratë dhe ai është: takofobia, një sindromë që tregon një frikë të tepruar dhe të pabazuar nga lindja.

Çfarë shkakton takofobia?

Është e vështirë të dihet se sa e zakonshme është tokofobia. Hulumtimet sugjerojnë që mes 2.5% dhe 14% të grave preken nga takofobia. Por disa studiues besojnë se kjo shifër mund të jetë e lartë, deri në 22%. Pra, ndërsa disa gra mund të kenë tokofobi relativisht të lehtë, për të tjerat, gjendja është shumë më e rëndë. Është e vështirë të parashikohet se kush mund të preket, megjithëse është e qartë se gratë me tokofobi gjithashtu kanë më shumë të ngjarë të përjetojnë probleme me ankthin dhe depresionin si edhe probleme të tjera të shëndetit mendor.

Shtyrje kohore e të pasurit një fëmijë

Në disa raste, kjo sindromë mund të shpjegojë tendencën në rritje për të shtyrë amësinë. Gjithnjë e më shumë gra po lindin fëmijë rreth moshës 40 vjeç, duke përdorur fekondim të asistuar. Tokofobia mund të shpjegohet edhe me një fenomen tjetër të zbuluar nga sondazhi i CeDAP, që është rritja e numrit të lindjeve me metodën e prerjes cezariane, një trend që përfshin gjithë botën.  Pavarësisht se udhëzimet e The National Insitute for Health and Care Excellence u kërkonin mjekëve të refuzonin kërkesat për lindje cezariane pa indikacione klinike, midis vitit 1989 dhe vitit 2010, ato u rritën nga 10% në 25%. Këto direktiva janë riparë në vitin 2011 duke lejuar prerjet cezariane për nënat që i kërkonin dhe tashmë ky numër është rritur në 26,7%.

Ankthi rrit kohëzgjatjen e lindjes

Shumë gra kanë frikë nga lindja, por tek disa, lindja mund të kthehet në një fobi të vërtetë. Sipas Universitetit të Oslo, nëse lihen të patrajtuara këto frikëra zgjasin kohën e lindjes për një orë e 32 minuta. Këto gra, kanë veçanërisht frikë nga dhimbja, apo nga humbja e kontrollit dhe dëmtimet në vaginë që mund të largojnë partnerin e tyre. Simptomat e takofobisë fillojnë në një moshë të re, shpesh pas një ngjarjeje traumatike në të cilën kanë marrë pjesë. Në këtë rast këshillimi dhe terapitë me psikologun ndikojnë shumë.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Bën mirë apo keq uji në shtatzëni, ja ç’këshillojnë mjekë

Pirja e sasisë së duhur të lëngjeve në ditë është thelbësore në të gjitha...

Metodat kryesore rreth trajtimit të dhimbjes së kokës gjatë shtatzënisë

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm gjatë periudhës së shtatzënisë. Edhe pse, ende...

Si ndikon tek fëmija ankthi dhe depresioni gjatë shtatzënisë?

Sipas një studimi të ri, ankthi psikologjik i nënës gjatë shtatzënisë mund të rrisë...

Ushtrimet për shtatzënat që mund t’i bëjnë në shtëpi

Dhembja e shpinës, nyjat e ënjtura dhe pagjumësia janë simptoma të shtatzënisë të cilat...