E diel, 17 Janar, 2021

Çfarë duhet të hajë një grua për mëngjes

- Advertisement -
- Advertisement -
- Advertisement -
- Advertisement -

Justifikimet më të përhapura përse njerëzit heqin dorë nga mëngjesi janë:

nuk kanë uri
nuk ua përballon stomaku
nuk kanë kohë.

Kjo e fundit, sipas ekspertëve, është arsyeja përse një grua nuk ha mëngjes.

Ama nga ana tjetër, një grua që nuk ha në vaktin e parë të ditës, është më e stresuar gjatë ditës.

Sipas këtij studimi, mungesa e ushqimit në mëngjes nxit rritjen e niveleve të kortizolit që është hormoni i stresit e kjo është arsyeja përse shumë gra mund të bëhen edhe nervoze gjatë paraditës.

I njëjti studim shpjegon se mungesa e mëngjesit shkakton rritje të tensionit të gjakut tek gratë.

Sipas ekspertëve, ora 7 është ideale për mëngjes ndërsa darka për një grua duhet ngrënë minimalisht 3 orë para gjumit.

Çfarë Duhet Të Hajë Një Grua Për Mëngjes

Ushqimet më të rekomanduara nga ekspertët për gratë që të kenë një mëngjes përmbushës dhe energjik janë:

TËRSHËRA
VEZËT
AVOKADO
BORONICAT
KOSI
QUMËSHTI
KUMBULLAT E THATA
FARAT CHIA OSE TË LINIT
PESHKU TON
GJIZA

Ekspertët këshillojnë që një grua të ushqehet mirë dhe të marrë ushqyesit e nevojshëm si kalciumi, fibra, proteina dhe vitaminat.

Disa ide të thjeshta për vakte të nevojshme për gratë

Disa alternativa të shëndetshme për ushqyerjen e një gruaje

MËNGJES – DRITHËRA ME DRITH TË PLOTË ME QUMËSHT OSE KOS
PARADITE – KAFE ME QUMËSHT
DREKË – PANINE ME SALLATË JESHILE, PERIME E MISH PULE E NJË MOLLË
PASDITE – NJË GRUSHT ME ARRORË TË NDRYSHËM DHE NJË KAFE ME QUMËSHT.
DARKË – MAKARONA ME MISH TË GRIRË MISHI, FASULE TËKUQE, SALLATË JESHILE ME DOMATE
MBRËMJE – KUMBULLA TË THATA DHE NJË RACION KOS.

Ekipet e studiuesve dhe mjekëve në mbarë botën thonë njëzëri se mëngjesi ofron shumë përfitime për shëndetin dhe mirëqenien e organizmit.

Mëngjesi është një vakt që të mban ngopur për shumë gjatë, por edhe përmirëson cilësinë e ushqyerjes dhe ndjeshmërinë e insulinës.

Ky vakt ofron kalori të cilat ‘ndezin’ metabolizmin dhe ofrojnë energji për të përballuar sfidat e ditës.

Për më tepër, njerëzit që hanë mëngjes kanë një peshë më të mirë e më të shëndetshme trupore.

Ekspertët thonë se heqja dorë nga mëngjes mund të nxisë shfaqjen e sëmundjeve si : diabeti i tipi 2, tensioni i lartë i gjakut dhe mbipesha./AgroWeb/

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Festina Kurteshi, studentja nga Kosova vlerësohet lartë nga Presidentja e Komisionit Evropian / VIDEO

“Jashtëzakonisht e nderuar pasi Presidentja e Komisionit Evropian znj.Ursula von der Leyen përmes një...

Rrëfimi rrëqethës i kosovares që punon pastruese me fakultetin Juridik të kryer

Vetëm 16 vjeçare, Linda po e nxirrte jetesën e saj e të familjes. Nisi...

Kjo është vitamina e vetme që ju duhet për të pasur fytyrë të pastër

Nuk ka nevojë për asgjë tjetër! Kjo është vitamina e vetme që ju duhet...

6 ‘mite’ për kujdesin ndaj lëkurës, që s’janë aspak të vërteta

Të gjitha i kemi dëgjuar, por nuk janë të vërteta. Të pasurit një lëkurë plot...