E shtunë, 25 Qershor, 2022

Çfarë duhet të dini për variantin e ri të Covid, që po shqetëson botën

spot_img
- Advertisement -

Varianti i ri i Covid-19 B.1.1.529 po shqetëson sërish botën. Mutacioni i ri evidentuar gjerësisht në Afrikën e Jugut. BE-ja propozoi ndalimin e fluturimeve, ndërsa shumë vende kanë mbyllur kufirin me Afrikën e Jugut. Doktor Drilon Çupi shkruan në facebook-un e tij se është ende herët për të përcaktuar se sa i rrezikshëm është ky variant i ri dhe se do të duhen ende studime.

“Varianti i ri ne krahasim me virusin baze te dal nga Wuhan ka rreth 32 ndryshime aminoacidike ne proteinen-Spike te virusit, te cilet kane te bejne teorikisht me rritjen e transmetimit, evazionin imun, efekshmerine e vaksinave dhe rezistencen terapeutike. Gjithesesi nuk ka akoma nje korrelacion zyrtar eksperimental i ketyre mutacioneve me karakteristikat e variantit te ri.

- Advertisement -

Ky Variant u zbulua per here te pare ne Botsëana me 11 Nentor dhe 3 dite me pas u evidentua dhe ne Afriken e Jugut. Sipas konferences per shtyp te ministrit te Shendetetesise te Afrikes se Jugut me date 24.11.2021 u detektua variant i ri i SARS-CoV-2 qe u be shkaktari i rritjes se numrit te te infektuarve ne provincen e Gauteng ne Afriken e Jugut. Deri tani jane te identifikuar rreth 77 raste ne kete Province ku ben pjese dhe Johannisburg dhe Pretoria.

Ne Hongkong u evidentua tek nje 36 vjecar qe u kthye nga Afrika e Jugut ,ku ne aeroport rezultoi testi PCR fillimisht negativ dhe perseritja e testit ne karantine rezultoi pozitiv. Ky variant eshte identifikuar dhe ne Izrael ( Personi i kthyer nga Malaëi).

Ne Evrope u detektua rasti i pare me kete variant ne Belgjike. Shtetet e ndryshme kane kufizuar linjat ajrore me shume shtete afrikane.

- Advertisement -

Studimet eksperimentale jane ne vazhdim dhe ku do percaktohet me sakte karakteristikat e ketij varianti dhe rrezikshmëria e tij ne kete Pandemi. OBSH do deklaroi ne vazhdimesi informacione te metejshme ne lidhje me klasifikimin e variantit te ri”, shkruan mjeku Çupi.

- Advertisement -

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Infektologu kosovar: Kosova rrezikohet nga Lija e Majmunëve, s’ka vaksinë për këtë sëmundje

Infektologu, Hamdi Ramadani ka thënë se lija e majmunëve pritet të përhapet edhe në...

Simptoma që tregon se duhet të keni kujdes nga lija e majmunit

Shtatë raste të lisë së majmunëve janë konfirmuar në Mbretërinë e Bashkuar që nga...

Lija e majmunëve, IKSHPK del me njoftim për qytetarët e Kosovës

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka dalë me njoftim për qytetarët e Kosovës, për...

Lija e majmunëve, çfarë duhet të dimë për virusin që po përhapet në Evropë

Autoritetet shëndetësore në Evropë janë vënë në gatishmëri të lartë për rastet e konfirmuara...