E premte, 7 Tetor, 2022

Blinera Mustafa, 13-vjeçarja nga Fushë Kosova që mahnitë juritë me zërin e saj shpërthyes

Intervistoi: Donat Maloku

Padyshim se mund të quhet si ylli i festivaleve për fëmijë. Ka marrë pjesë në shumë festivale brenda dhe jashtë vendit, ku ka mahnitur juritë me zërin e saj shpërthyes dhe tejet të talentuar, sigurisht edhe çmimet nuk kanë munguar.

- Advertisement -

Fjala është për Blinera Mustafa, vajzën 13-vjeçare nga Fushë Kosova e cila nga mosha 9-vjeçare ka filluar të merret me muzikë. Ajo në një intervistë për Kids of Kosova (www.kidsofkosova.net) tregon se kush ja zbuloi talentin e saj, flet për sukseset që ka arritur deri tani, dhe planet që ka për të ardhmen.

Kids of Kosova: Sa vjeçare jeni, në cilën klasë jeni, në cilë shkollë vijoni mësimet?

Blinera Mustafa: Unë quhem Blinera Mustafa, jam 13 vjeçare nga Fushë Kosova. Jam në klasën e VIII-të dhe vijoj mësimet në shkollën “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë.

- Advertisement -

Kids of Kosova: Tashmë jeni një këngëtare e njohur e muzikës për fëmije? Në cilën moshë keni filluar të merreni me muzikë?

Blinera Musta: Që e vogël e kanë vërejtur talentin që kam. Ishte daja i cili zbuloi talentin tim, ai më kishte incizuar fshehurazi me telefon kur unë isha 5 vjeçare dhe më pas i kishte thënë mamit tim se kam vesh për muzikë.

Mami më pas më dërgoj në shkollën e muzikës “Xixëllonja” në Prishtinë te Drita Rudi dhe Dea Xhemaili”.

Por të merrem me muzikë kam filluar në moshën 9-vjeçare dhe aty mund të them se nisi karriera e ime.

Dua të theksoj se mami më pas është shtyesja kryesore që unë fillova të merrem me muzikë. Por nuk dua ta harroj as mësuesen e muzikës Shkurta Hykaj-Rexhepi në shkollën “Mihail Grameno” që më ka mbështetur vazhdimisht.

Tashmë kam krijuar një emër si këngëtare e fëmijëve jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë shtetit.

Kids of Kosova: Cilat janë deri tani sukseset tuaja? Çfarë çmime keni fituar?

Blinera Mustafa: Sukseset filluan nga festivali “RISING STARS” te Arta Haziri-Nuhiu. Ishte një ndjenjë dhe stres njëkohësisht, por unë ia dola me sukses.

Pastaj kam qenë në “The voice kids” ku dhe preka “Netët Live” ku u vlerësova me kritikat më të bukura nga një juri profesionale e përbërë nga Aleksandër Gjoka, Miriam Cani dhe Arilena Ara.

Pastaj mora pjesë në “Top Talent” dhe aty ishte një eksperiencë e bukur për mua. Kam marrë pjesë në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare siç janë: festivali “Amol” me drejtoreshë Anduena Tahiri ku u shpërbleva me çmimin e RTK-së.

Në Festivalin “Fëmijët e Gëzuar” të drejtuar nga Nazmi Aliu u shpërbleva me çmimin e parë. Pastaj kam marrë pjesë në festivalin “Culture Caravan” në Poloni, aty u shpërbleva me çmimin “special” dhe “Zeri më i Mirë”.

Poashtu në mesin e 21 shteteve që ishin prezent me përzgjedhën për intervistë dhe më bën pjesë të talentëve në Europë në “Music kids info”.

Më pas mora pjesë në “World Vision” në Armeni dhe u dekorova me Diplome, si dhe kam pjesë në festivalin “Lyra Grup” në Gjilan të drejtuar nga Kushtrim Jakupi.

Kids of Kosova: Cilat janë planet tuaja?

Blinera Mustafa: Planet e mia për të ardhmen janë që të punoj fort dhe të arrij qëllimet e mia. Preferoj të eci ngadal dhe sigurt. Mendoj se do ketë surpriza, por deri atëherë mbetet të presim. Dhasht zoti dalim nga kjo pandemi shëndosh e mirë.

Kids of Kosova: Për fund, mesazhi juaj për bashkëmoshatarët tuaja?

Blinera Mustafa: Mesazhi im për talentët e rinjë është që kurrë mos të dorëzohen, të mos dëshpërohen sepse jeta është me plot sfida, andaj duhet të punojnë fort dhe të mos lejojnë që dështim të jetë pjesë e jetës së tyre.

Pra ju bëjë thirrje bashkëmoshatare të punojnë dhe të ndjekin ëndërrat e tyre.

Për funnd, një falënderim për mundësinë edhe medias suaj Kids of Kosova për hapësirën qëpo ma ofron jo vetëm mua por edhe të gjithë fëmijëve. (Kids of Kosova)

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Dokument: Ky është kallëzimi penal kundër ministrit Murati për pagat e mësuesve

Deputeti i PDK-së, njëherësh shefi i GP të kësaj partie, Abelard Tahiri, ka bërë...

Data 6, Qeveria akoma s’i pagoi mësimdhënësit: Jasharaj tregon a do ketë sërish greva në Kosovë?

Data pesë e këtij muaji ka qenë afati që SBASHK-u ia ka vendosur Qeverisë...

Vjen paralajmërimi i fundit nga SBASHK: Të premten vendosim për veprime të tjera

Një letër që e ka nisur SBASHK-u në adresë të ministrisë së Financave e...

LAJMI I FUNDIT: Ministrja Nagavci tregon kur do të ekzekutohen pagat

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se ligji e përcakton se nuk do...