E martë, 4 Tetor, 2022

“Babi, na premtove që do festoje me ne!”

Policia e Shtetit ka uruar qytetarët për festat e fundvitit me anë të një video të publikuar në rrjetet sociale.

Drejtori i Policisë, Gledis Nano, në mesazhin e tij drejtuar qytetarëve, shprehet se ky vit që kaluam ishte i mbushur me sfida dhe arritje, por tashmë ëhstë koha të rendim shpresëplotë drejt një viti më të suksesshëm.

- Advertisement -

Drejtori i Policisë, Gledis Nano, në mesazhin e tij drejtuar qytetarëve, shprehet se ky vit që kaluam ishte i mbushur me sfida dhe arritje, por tashmë ëhstë koha të rendim shpresëplotë drejt një viti më të suksesshëm.

“Në këtë vigjilje festash është pikërisht çasti kur duhet të hedhim pas lodhjen, dilemat, e të rendim shpresëplotë, drejt një viti më të mirë e të suksesshëm se ky që kaluam, i cili numëroi jo pak sfida por dhe arritje.

Për të gjithë ne çdo vit që largohet, nuk i përngjan atij që vjen, pasi mbi pragun ku troket e ardhmja, gjithësekush vijon rrugëtimin drejt ëndrrave, aspiratave dhe objektivave personale.

- Advertisement -

Policia e Shtetit, do të gjendet pranë jush, në çdo arterie të Shqipërisë, porsa kalon kufirin, nëpër rrugë, qytete e në çdo vis ku festohet.

Së bashku do të ndajmë emocionet, në ditët dhe netët e gjata, e do të përcjellim kështu urimet e fundvitit.

Të nesërmen do ta ndërtojmë dhe prekim bashkarisht me një qëllim të përbashkët, për t’ia kushtuar para së gjithash fëmijëve tanë.

Nga mot Gëzuar”, shprehet Nano.

Në video ka edhe një moment mjaft prekës, ku një efektiv i RENEA-s lë në mes festën me familjne e tij, për t’iu përgjigjur thirrjes së qytetarëve në nevojë, duke lënë të zhgënjyer fëmijët e tij, të cilëve u kishte premtuar se do të festonin së bashku.

“Babi, ti do ikësh? Po ti na premtove që do festoje me ne”, shprehen fëmijët, tepër të zhgënjyer nga ikja e babait të tyre.

“Por babi është në punë, në gatioshmëri, dhe na duhet që të garantojmë rendin dhe sigurinë që të gjitha familjet të festojnë të gëzuara sot”, shprehet efektivi.

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Ledion Halitaj fiton çmimin e dytë si kitaristi më i mirë i ri në “Transilvania International Guitar Festival”

Rumani, i riu kosovari Ledion Halitaj, është shpallur fitues i trefishtë në Festivalin Ndërkombëtar...

11-vjeçari me autizëm tejkalon gjenitë e shkencës, shpallet më inteligjenti në botë

Një 11-vjeçar ka shënuar pikët më të larta në testin e inteligjencës duke tejkaluar...

Rrahman Jasharaj: Nga nesër nis greva në çerdhet publike

Nga nesër çerdhet publike do të fillojnë grevën në gjithë Kosovën. Kryetari i këshillit...

Greva e përgjithshme në arsim, BSPK kërkon nga kopshtet të mos kujdesen për fëmijët

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës i ka bërë thirrje edhe kujdestarëve të...