E shtunë, 25 Mars, 2023

Autorja shqiptare i prezanton publikut zviceran librin e saj mbi Kosovën

- Advertisement1-

Prezantimi i librit “Bleibende Spuren” mbahet të premten, 2 Tetor, në orën 19:00, Biblioteka e Qytetit, St.Gallen

Të Premten, 2 Tetor, në orën 19:00, Biblioteka e Qytetit St.Gallen organizon një lexim publik me Basrie Sakiri-Muratin, autoren shqiptare të librit në gjuhën gjermane “Bleibende Spuren” (Gjurmë të përhershme).

- Advertisement -

Këtë njoftim, bashkë me një portret të autores nga Kosova, e cila prej shumë vitesh jeton në Zvicër, e ka publikuar portali nau.ch.

“Basrie Sakiri-Murati u politizua shumë herët. Si nxënëse e shkollës së mesme, në fund të viteve 1980, ajo ishte e përkushtuar për një “Republikë të Kosovës”, transmeton albinfo.ch.

Këto ishin kohë të trazuara kur kishte protesta të vazhdueshme kundër qeverisë serbe, e cila u përgjigjej me dhunë.

- Advertisement -

Aktivistët politikë janë përballur me përndjekje, burgosje dhe tortura. Edhe autores së këtij libri i qe dashur të fshihej bashkë me ilegalë të tjerë për javë të tëra, pranë bashkëveprimtarëve ose në pyll.

Kur situata u bë tepër kërcënuese, asaj iu desh të ikte: në Zvicër – shumë larg shtëpisë, familjes dhe të gjithë miqve të saj.

albinfo.ch vitin e kaluar ka zhvilluar një intervistë të zgjeruar me zonjën Sakiri-Murati.

- Advertisement -

Libri i saj “Bleibende Spuren – ein Weg vom Kosovo in die Schweiz» (Gjurmë të përhershma – Rruga ime nga Kosova në Zvicër), botuar në vitin 2019, bazohet në ditarin që ajo mbante asokohe në Kosovë.

Në pjesën e dytë të librit, Sakiri-Murati tregon për jetën e saj në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Është një raport prekës, i butë, por ndonjëherë edhe i zemëruar rreth një jete midis dy botëve, dy kulturave.

Autorja lexon pjesë nga libri i saj në dhomën e letërsisë dhe flet me ndëmjetësen letrare Eva Bachmann lidhur me prapavijën e librit. Hyrja është falas.

Basrie Sakiri-Murati ka lindur në Kosovë në vitin 1971. Në qershor të vitit 1989 ajo ka emigruar në Zvicër për shkak të aktiviteteve politike.

Sot ajo punon si përkthyese e akredituar për autoritetet gjyqësore dhe institucione të ndryshme shoqërore dhe gjithashtu si asistente e praktikës mjekësore, përcjell albinfo.ch. Basrie Sakiri-Murati jeton me dy fëmijët e saj në Bernë.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

LAJMI I FUNDIT: Gjendet 13-vjeçarja nga Kaçaniku

Është gjetur vajza 13 vjeçare nga Kaçaniku që u raportua e zhdukur. Njoftimi: YES✋🏼 Faleminderit Zotit dhe...

Nesër ekzekutohen pagesat për këto dy kategori në Kosovë

Ministria e Financave ka njoftuar se nesër do të ekzekutohen pagesat e skemave sociale...

Edhe punëtorët e sektorit privat kërkojnë shtesa: Pagat janë dyfish më të vogla

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës...

Lindi pa duar, por 20-vjeçari nga Malisheva mahnitë me talentin e tij, kaq bukur pikturon me këmbë

Arion Krasniqi, 20-vjeç nga Malisheva nuk njeh barriera e as kufij. Jeta për të nuk...