E martë, 31 Janar, 2023

Arsimtari në Novosellë të Pejës dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht nxënësen e tij

- Advertisement -

Në fshatin Novosellë të Pejës në shkollën e mesme të ultë “Lidhja e Pejës”, një arsimtar dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht një nxënëse të klasës së shtatë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi, i cili tha se rasti është në fazën fillestare të hetimit dhe për shkak të ndjeshmërisë nuk mund të jepet asnjë informacion tjetër lidhur me rastin.

- Advertisement -

Drejtori i kësaj shkolle Naim Hysaj, i tha Klanit përmes telefonit se rasti është denoncuar në polici nga prindërit e vajzës dhe se organet e rendit kishin qenë në shkollë.

Edhe drejtori i Arsimit në Pejë Islam Gega, i tha Klanit përmes telefonit se është njoftuar për rastin, por se nuk mund të deklarohet më shumë për shkak të hetimeve.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Prezantohet nesër: Kaq pritet të jetë vlera e koeficientit të pagave

Këtë javë pritet të hyjë në fuqi Ligji i ri i pagave në Kosovë,...

Në mungesë të kuadrit, nuk ka mësim në gjimnazin e matematikës

Nxënësit e gjimnazit “Matematikë dhe Informatikë” në Shkup edhe javën e dytë të gjysmë-vjetorit...

ORCA: Senati i UP-së ka shpallur plagjiatorë profesorët Bujar Dugolli e Ardian Kastrati

Organizata për rritjen e cilësisë në arsim (ORCA), përmes një njoftimi për media ka...

Sindikatat reagojnë për mos publikimin e vlerës së koeficientit: Qeveria po tallet, nuk i harrojmë këto lojëra

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës, Ali Gashi ka thënë se...