E shtunë, 25 Qershor, 2022

Arsimtari i Biologjisë në Suharekë dënohet me 8 muaj burg pasi rrahu nxënësin

- Advertisement -

Mësmdhënësi R.K., është dënuar me tetë muaj burgim me kusht për akuzën se e kishte goditur me shuplaka në kokë nxënësin 11-vjeçar K.K, ngase ky i fund kishte imituar kafshë me zë gjatë orës së lëndës së Biologjisë në Shkollën e Mesme të Ulët “V.P.Sh”, në Komunën e Suharekës.

Një vendim të tillë e ka marrë gjykatësi i Gjykatës Themelore në Prizren, dega në Suharekë, Qemail Suka, raporton “Betimi për Drejtësi”.

- Advertisement -

Sipas aktgjykimit në fjalë të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, në shqyrtimin fillestar të 27 prillit të këtij viti, pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Elfete Purova, i akuzuari K. e kishte pranuar fajësinë për veprën penale me të cilën ngarkohej.

Për veprën penale penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, të akuzuarit i është shqiptuar dënim me burgim me kusht prej një viti, dhe po ashtu për veprën tjetër penale “Lëndimi i lehtë trupor”, i është shqiptuar dënim me burgim me kusht prej një viti.

Më pas, gjykata i ka shqiptur të akuzuarit dënim unik me burgim me kusht prej tetë muajve, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari në periudhën verifikuese prej një viti nuk kryen vepër tjetër penale.

- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Prizren, më 17 janar 2022, ka ngritur aktakuzë ndaj R.K., me arsyetimin se ai në tetor të vitit të kaluar në Shkollën e Mesme të Ulët “V.P.Sh” të Komunës së Suharekës, në cilësinë e personit zyrtar, duke keqpërdorur detyrën dhe autorizimet e tij e keqtrajton, frikëson dhe fyen rëndë dinjitetin e personit tjetër – fëmiut 11-vjeçar K.K.

Sipas prokurorisë, derisa i akuzuari në cilësinë e mësimdhënësit po mbante orën e Biologjisë, i dëmtuari – nxënësi dyshohet se gjatë zhvillimit të orës mësimore kishte penguar procesin mësimor duke bërë zhurmë dhe duke imituar kafshë me zë, dhe në ato momente mësimdhënësi papritmas kishte shkuar te tavolina e nxënësit ku e kishte goditur me shuplaka në kokë, duke i shkaktuar dhembje fizike, frikë dhe fyerje të rëndë të dinjitetit, të cilat keqtrajtime rezultojnë me lëndime të lehta trupore me pasoja të përkohshme për shëndetin.

Me këtë, R.K. akuzohej ka kryer veprrat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” nga neni 195, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, si dhe “Lëndimi i lehtë trupor”, nga neni 185, paragrafi 3, nënparagrafi 3.1 lidhur me paragrafin 1, nënparagrafi 1.4 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi

- Advertisement -

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

- Advertisement -

Share

spot_img
spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nga Shyqëri Obërtinca: Puna e policisë nuk është bastisja e nxënësve nëpër klasa

Autor: Shyqëri Obërtinca Dhuna në shkollat e Kosovës Te nderuar, kolege, mesimdhenes, prinder dhe ju perfaqesues...

Kush i kontrollon thikat në shkolla?

Besim Hyseni nuk dëshiron të flasë shumë për humbjen e djalit, por thotë se...

Akuza: Qeveria Kurti e ka kap UP-në

Senati i Universitetit të Prishtinës ka zgjedhur të premten pesë anëtarët e Këshillit Drejtues...

Prindërit kërkojnë që mësueses së shkollës fillore “Selami Hallaçi”, në Gjilan t’i vazhdohet kontrata e punës

Këshilli i Prindërve të klasës së tretë të shkollës fillore (SHFMU) “Selami Hallaçi”, në...