E hënë, 26 Shtator, 2022

Arrestohet zv.drejtori i gjimnazit në Malishevë, dyshohet për sulm seksual ndaj një nxënëseje

- Advertisement -

Një nxënëse e mitur ka raportuar se zëvendës drejtori i Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë dyshohet se e ka sulmuar seksualisht në tualet.

Policia e Rajonit të Gjakovës raportimin e ka pranuar mbrëmë rreth orës 21:30 nga babai i nxënëses së mitur.

- Advertisement -

Zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Nysret Xhurkaj ka thënë për KALLXO.com se ngacmimi seksual dyshohet se është bërë nga ana e zëvendësdrejtorit të gjimnazit në njërin prej tualeteve të shkollës.

“Ngjarja sipas ankuesit kishte ndodhur në njërën nga banjot e kësaj shkolle kur viktima ishte brenda në tualet dhe aty kishte hyrë (zëvendësdrejtori) dhe e kishte ngacmuar seksualisht viktimën”, tha Xhurkaj për KALLXO.com.

Xhurkaj shtoi se në lidhje me rastin janë intervistuar edhe disa dëshmitarë.“Hetimet janë në fazën e grumbullimit të provave të tjera dhe për zhvillime të mëtejme ju njoftojmë me raport shtesë”, thotë tutje Xhurkaj.

- Advertisement -

Zëvendësdrejtori i gjimnazit “Hamdi Berisha” është dërguar në ndalim për 48 orë.

- Advertisement -

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla ‘Hasan Prishtina’ në Prishtinë nga nesër nis mësimin me orar të reduktuar të orëve

Shkolla fillore “Hasan Prishtina” në kryeqytet ka ndërprerë grevën, pasi që nga nesër (e...

Shkolla në Deçan zëvendëson grevën me protestë

Shkolla “Lidhja e Prizrenit” në komunën e Deçanit do të nisë sot procesin mësimor...

“Kërkesa e SBASHK-ut e arsyeshme pasi është vonuar Ligji i pagave”

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti kritikon qeverinë për mungesën e dialogut social me SBAShK-un. Derisa...

“Rrahman Jasharaj me i thirrë fëmijët në shkollë e mos me i lëshu në shtëpi derisa të dorëzohet Kurti”

Opinionisti Nexhmedin Spahiu ka dhënë një ide jo fort të qëlluar se si mund...