E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Ariu zbret në qytet, futet në një kazermë ushtarake dhe plagos rojet

Gjahtarët kanë qëlluar dhe kanë mbytur një ari të murrmë në qytetin verior japonez, Sapporo, pasi kafsha filloi të vraponte e lirë nëpër qytet, duke sulmuar dhe lënduar katër persona, përfshirë një ushtar.

Autoritetet në Sapporo thanë të premten se ariu është shfarosur, ndërsa një televizion lokal tha se ariu është qëlluar nga gjahtarët, shkruan The Guardian.

 

Më herët, në një video ariu shihej duke vrapuar nëpër një rrugë me shtëpibanimi, më pas duke kaluar një rrugë të ngarkuar dhe duke u futur në një bazë ushtarake, duke i alarmuar ushtarët.

Një ushtar mbeti i lënduar gjatë sulmit të ariut. Një person tjetër u kafshua nga ariu pasi fillimisht kafsha e sulmoi nga prapa.

Vrapimi i ariut nëpër qytet bëri që autoritetet t’i mbyllnin shkollat dhe t’i anulonin disa fluturime në një aeroport të vogël rajonal.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Si duhet të kujdeseni për veten gjatë të nxehtit?

Pas stuhive dhe përmbytjeve në disa vend të ndryshme të botës, vendet tani po...

Kur rruga e shkurt të del më gjatë – turisti britanik zhytet deri në kokë në ujërat me baltë

Një turist britanik është filmuar duke u zhytur thellë në ujërat e baltosura, derisa...

Fotoja e familjes mbretërore suedeze, një leksion ndaj familjes mbretërore britanike

Fotoja më e re e familjes mbretërore suedeze është shkrepur nga Solliden Palace (versioni...

5 mënyra se si ndryshojnë burrat kur bëhen baballarë

Le të hedhim një vështrim më të afërt se si trupat dhe mendjet mashkullore...