E diel, 29 Janar, 2023

Arbërie Nagavci vjen me një mesash për mësimdhënësit dhe prindërit

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka dalë me një reagim publik pas aksionit të Policisë së Kosovës në shkollat e Ferizajt, ku u gjet një sasi e konsiderueshme e armëve të ftohta dhe lëndëve narkotike.

Ajo ka thënë se siguria e fëmijëve kërkon vëmendjen e të gjithëve dhe ka kërkuar nga prindërit që ta “mbajnë fokusin te fëmijët dhe të sigurohen se çdo gjë është në rregull me ta “

- Advertisement -

Ajo ka dërguar edhe një mesazh tek mësimdhënësit duke thënë se roli i tyre është kyç në edukimin e nxënësve.

“Siguria e fëmijëve tanë, sidomos kur bëhet fjalë për sigurinë brenda shkollës dhe rreth saj, është çështje që kërkon vëmendjen e secilit. Falënderoj Policinë e Kosovës për aksionin e realizuar në afërsi të shkollave në Ferizaj, ku janë sekuestruar armë e mjete të dhunës. Nga ky aksion dhe këto gjetje mësojmë nevojën urgjente për reflektim në shoqërinë tonë sa i përket gjendjes dhe sigurisë së nxënësve, përkatësisht fëmijëve tanë”, ka shkruar ajo.

Tutje, ajo ka thënë se në Ministrinë e Arsimit po e trajtojnë këtë çështje me prioritet dhe përveçqë po avancojnë politikat edukative dhe arsimore, së fundmi kanë themeluar edhe Forumin Nacional për Shkolla Miqësore, i cili sipas saj, do të përcjellë situatën e sigurisë, rritjes së mirëqenies dhe zhvillimit të shëndetshëm të fëmijëve/nxënësve në shkolla me qëllim të këshillimit, vlerësimit dhe orientimit të veprimeve të integruara ndërinstitucionale.

- Advertisement -

“Megjithatë, roli i mësimdhënësve në edukim është kyç, duke qenë se janë ata pika e parë e kontaktit me fëmijët në shkollë. Por, menaxhmentet e shkollave dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit, duhet të jenë më të përgjegjshme dhe të adresojnë shqetësimet që kanë të bëjnë me sigurinë e nxënësve. Ne jemi duke punuar të bëjmë ndryshime strukturore në sistemi edukativ dhe arsimor, po fenomene si kjo nuk presin ndikimin afatgjatë të politikave arsimore. Duke qenë e vetëdijshme se ne ballafaqohemi me situata të vështira individuale, familjare, sociale e ekonomike, por, ju lutem prindërve që të mbajnë fokusin te fëmijët dhe të sigurohen se çdo gjë është në rregull me ta. Një raport më i afërt institucion dhe familje jam e bindur se do ta përmirësojë këtë gjendje. Duhet të angazhohemi të gjithë. Bashkë për sigurinë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë!”, ka shkruar ajo.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Jasharaj për (mos) publikimin e vlerës së koeficientit: Qeveria të mos bëjë veprime që acarojnë situatën

Më 1 shkurt zyrtarisht do të hyjë në fuqi Ligji për paga për sektorin...

Vdes profesori universitar kosovar, në një aksident komunikacioni në Bullgari

Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje në Bullgari. Si pasojë e këtij aksidenti ka...

Rrahman Jasharaj: Misteri i pagave, e papranueshme koeficienti nën 120 euro

Më 1 shkurt zyrtarisht do të hyjë në fuqi Ligji për paga për sektorin...

Më 1 shkurt zyrtarisht do të hyjë në fuqi Ligji për Paga – koeficienti mbahet sekret

Më 1 shkurt zyrtarisht do të hyjë në fuqi Ligji për paga për sektorin...