E diel, 5 Shkurt, 2023

Aplikimi për “Green Card” amerikane fillon me 2 tetor, këto janë rregullat e reja

- Advertisement -

Teksa ëndrra amerikane për aplikantët e 2020 skadon më 30 shtator, programi i radhës nis në mesditën e 2 tetorit për 55 mijë persona që do të kenë fatin të shkojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëpërmjet lotarisë amerikane ndërmjet 6 rajoneve gjeografike.

Regjistrimi elektronik për programin e lotarisë amerikane 2021 nis të mërkurën e 2 tetorit e zgjat deri në mesditën e 5 nëntorit.

- Advertisement -

Kush nuk vërteton zotërimin e diplomës së shkollës së mesme dhe minimalisht dy vite eksperiencë në një post të caktuar s’kualifikohet.

Kriter tjetër për aplikimin është dhe vjetërsia e fotove (pa syze dhe aksesorë) ku nuk duhet të jenë të njëjta me ato të aplikimeve të mëparshme dhe të jenë bërë gjatë 6 muajve të fundit.

Nëse keni krijuar familje duhet të përfshini dhe ta gjatë aplikimit, vetëm nëse fëmija juaj ka mbushur 21 vjeç apo është martuar nuk mund ta bëni pjesë.

- Advertisement -

Pas regjistrimit me të dhënat që ju kërkohen në formular, ku e domosdoshme veç kartës së identitetit është edhe pasaporta, ju do të merrni numrin e konfirmimit, që duhet ta ruani për të kontrolluar në adresën e lotarisë amerikane nga 5 maji i 2021 nëse jeni përzgjedhur.

Informatat e plota mund t’i gjeni KËTU

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nga Asllan Bajrami: Disiplina dhe respektimi i rregullave të mirësjelljes në shkollë, përkatësisht në klasë

Një orë mësimore është e suksesshme kur nxënësit mbajn diciplinën dhe respektojnë rregullat e...

Hivzi Metaj, zgjedhet mësuesi më i dalluar në shkollën “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë

Shkolla fillore e mesme e ulët "Xhavit Ahmeti" në Prishtinë ka zgjedhur Hivzi Metaj...

Nga Kriger Ramaja: Një institucion edukativ dhe arsimor serioz duhet të ketë edhe Këshillin Drejtues të shkollës

Organi me i lartë drejtues në shkollë,, Këshilli Drejtues i Shkollës ,, Një institucion edukativ...

American School of Kosova po kërkon tre mësues/e

Amerikan School of Kosova ka hapur konkurs për mësimdhënës. ASK po kërkon konkretisht tre mësimdhënës/e. Detajet: Teaching...