E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Anemia te gratë shtatzëna, si ta parandalojmë

- Advertisement -

Gati 40 % e grave shtatzëna shfaqin probleme me aneminë. Shkaqet?

Nevoja e rritur e organizmit për hekur dhe acid foli, regjimi ushqimor i varfër dhe lindjet e shpeshta. Por cilat gra janë më të predispozuar për të shfaqur probleme të tilla dhe si mund të parandalohet dhe trajtohet kjo anemi? Ja se çfarë shpjegon mjekja gjinekologe Niqi Agora:

- Advertisement -

anemi 3

Doktoreshë është e vërtetë që gratë shtatzëna janë mjaft të rrezikura për të shfaqur probleme me aneminë, dhe nëse po, përse ndodh kjo?

Po kjo është mjaft e vërtetë. Gjatë shtatzanisë ekziston mundësia të shfaqen probleme të mungesës së hekurit dhe acidit folik. Kjo lidhet me vetë gjenden e gruas, pasi me rritjen e fetusit rritet dhe nevoja për këto elemente të rëndësishëm, të cilat ai i merr nëpërmjet nënës. Gjatë shtatzanisë fëmija përdor hekurin e nënës për të prodhuar rruazat e kuqe të gjakut, e si pasojë sasia e hekurit për të cilin ka nevojë normalisht grauja, duhet të dyfisohet, për të plotësuar dhe nevojat e fetusit. Nëse këto nuk plotësohen, atëherë shfaqet anemia. Por përveç kësaj, shkaqet e shfaqjes së anemisë duhen kërkuar te një regjim ushqimor i papërshtatshmë, të varfër dhe të njëanshëm.

- Advertisement -

Ju thatë se deri diku anemia ”është normale”, sa është kufiri normal?

Gjatë shtatzanisë është normale të verifikohet një ulje e sasisë së hemoglobinës. Brenda një limiti të caktuar anemia është një faktor “natyral” i shtatzanisë dhe nuk krijon probleme as nënës dhe as fëmijës. Por nëse vlerat e hemoglobinës janë nën 11% atëherë duhet të nisë trajtimi i gruas, për të parandaluar komplikacionet.

Mund të flitet për faktorë predispozues që çojnë në shfaqjen e anemisë gjatë shtatzanisë?

- Advertisement -

Më të predispozuara për të shfaqur probleme të tilla janë ato gra që kryejnë lindje të shpeshta, prandaj dhe anemia shfaqet më tepër gjatë shtatzënisë së dytë. Po kështu gratë që kanë kryer aborte, ato që janë në moshë të madhe ose në moshë të vogël, nën 18 vjeç, dhe ato që mund të kenë probleme me sëmundjet infektive.

Çfarë komplikacionesh sjell anemi?

Komplikacionet i përkasin si nënës ashtu dhe fëmijës. Mungesa e hekurit ndikon në lindjen e një fëmije nën peshë. Studimet e fudnit kanë treguar se fëmija mund shfaqë dhe probleme të lindura të sistemit nervor. Kjo është arsyeja që profilaksia rekomandohet sidomos gjatë 2 tremujorëve të parë, kur fetusi zhvillon sistemin nervor. Ndërsa gruaja mund të shfaq probleme gjatë lindjes, sepse elementet e hemoglobinës që mungojnë, çojnë në shfaqjen e hemoragjisë, gjë që mund të kërkojë dhe transfuzion gjaku. Po kështu gratë që mund të kenë probleme me zemrën, gjatë lindjes mund të shfaqin më shumë probleme.

A mund të parandalohen këto probleme?

Sigurisht që mund të parandalohen, veçse profilaksia duhet të jetë e kombinuar: regjim ushqimor i përshtatshëm dhe tableta që përmbajnë të gjitha elementet e nevojshëm për zhvillimin e fetusit. Këto tableta duhet të nisin gjatë javëve të para të shtatzanisë dhe ne i rekomandojmë të pihen dhe më pas, kur bebi të shkojë 6 muajsh. Kjo sepse nëpërmjet gjirit të nënës, fëmija arrin të marrë elementet ushqimorë që i nevojiten për mirërritjen e tij.

Si duhet të jetë menuja mbrojtëse nga anemia?

Ushqimit duhet të jetë i pasur me proteina, hekur, acid folik, kripëra minerale, vitamina, sidomos me vitaminën B12. kështu rekomandohet që të shtohen zarzavatet, frutat, vaji i ullirit, peshku, mishi i bardhë, bulmetrat por jo të kripura. Duhet të eliminohet lëngjet e frutave, që përmbajnë kimikate dhe të shtohen produktet natyrale.

Ushqimet

-peshku

-mishi i bardhw

-panxhari

-rrepa

-bishtajat

-sallata jeshile

-majdanozi

-frutat e freskëta

-veza

-lulelakra

-sallata jeshile

-spinaqi

-portokallja

-drithërat

Shenjat

Kur gruaja shtatzanë ka probleme me aneminë?

Kur gruaja shtatzënë është prekur nga anemia, nis të ankohet se lodhet shpejt, ka debulesë të përgjithshme, anoreksi dhe ndonjëherë shfaq neveri ndaj disa ushqimeve. Ajo mund të ketë vështirësi në frymëmarrje, rrahje të shpejta të zemrës, gjendje të fikëti, dhimbje kockash dhe shtim të djersës.

- Advertisement -

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vajzë apo djalë? 9 mënyra si të zbuloni gjininë e bebit tuaj ende pa bërë ekon te mjeku

Në përgjithësi, gratë shtatzëna shtojnë në peshë, por vendi ku shkojnë kilet e tepërta...

Tremujori i dytë i shtatzënisë: Karakteristikat dhe zhvillimi i foshnjës tuaj

Zhvillimi i foshnjës në tremujorin e dytë të shtatzënisë është i mahnitshëm! Jo vetëm që...

Kalciumi një nga vitaminat esenciale për t’u përdorur gjatë shtatzënisë

Acidi folik, hekuri e kalciumi janë tre nga llojet përbërese të vitaminave prenatale. Këto...

Ky shtet ndalon abortin me ligj. 3 rastet e vetme kur e lejon

Guvernatori i Oklahomas Kevin Stitt firmosi të mërkurën ligjin e ndalimit më të rreptë...