E diel, 4 Dhjetor, 2022

Ana e “errët” e shtatzënisë, 5 ndryshimet e pabesueshme që i ndodhin trupit të gruas

Gjatë shtatzënisë, trupi i një gruaje përjeton ndryshime shumë të papritura dhe dramatike si rezultat i rritjes së estrogjenit dhe progesteronit të hormoneve.


Një nga këto ndryshime është dhe shkëlqimi që një grua merr gjatë kësaj kohe. Por ka edhe disa ndryshime më pak tërheqëse.

- Advertisement -

Shumica e grave presin që shenjat e shtatzënisë të jenë fryrja e gjoksit, lodhja etj, por janë krejtësisht në errësirë kur bëhet fjalë për simptomat e tjera që mund të bëjnë mrekullira për pamjen e tyre.

Disa prej tyre janë:

Flokë të fortë dhe me shkëlqim: Kjo ndodh nga hormone gjatë shtatëzënisë. Ju do të keni flokë më të shëndetshëm dhe pse pas saj do të vini re se rënie e flokëve do të jetë e madhe.

- Advertisement -

Më shumë qime në trupin tuaj: Ndoshta për flokët ndodh diçka e mirë por jo dhe aq e këndëshme është shtimi i qimeve ne trupin tuaj. Mos u shqetësoni janë thjesht të përkohshme.

Shenja të zeza në fytyrë: Zakonisht këto shenja quhen “maska e shtatzënisë”, karakterizohet nga njolla të errëta dhe të mprehta të lëkurës në ballë, në buzën e sipërme dhe në faqet. “Kjo gjendje shfaqet kur ka një rritje në nivelet e estrogjenit stimulon prodhimin e tepërt të melaninës dhe ndikon deri në 75 përqind të grave shtatzëna.

Strijat: ndikojnë 50 deri në 90 % të grave – shtatzëna ose jo – por janë shumë më të zakonshme gjatë shtatzënisë, kur trupi i një gruaje zgjerohet më shpejt.

Këto shenja mund të duken të kuqe, ngjyrë kafe ose ngjyrë vjollce, dhe janë të dukshme kryesisht në bark, në gjoks dhe te kofshët. Për shkak të gjenetikës, disa njerëz mund të jenë më të prirur të krmë strija se të tjerët.

Aknet: për disa persona yndyra e tepërt që formohet nga hormone gjatë shtatzënisë krijon akne në fytyrë. Mënyra më e mirë për t’u kujdesur për tytyrën tuaj gjatë shtatzënisë ose dhe pas saj, është ta lani atë dy herë në ditë me produkte që janë posaçërisht për fytyrë me yndyrë.

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vajzë apo djalë? 9 mënyra si të zbuloni gjininë e bebit tuaj ende pa bërë ekon te mjeku

Në përgjithësi, gratë shtatzëna shtojnë në peshë, por vendi ku shkojnë kilet e tepërta...

Tremujori i dytë i shtatzënisë: Karakteristikat dhe zhvillimi i foshnjës tuaj

Zhvillimi i foshnjës në tremujorin e dytë të shtatzënisë është i mahnitshëm! Jo vetëm që...

Kalciumi një nga vitaminat esenciale për t’u përdorur gjatë shtatzënisë

Acidi folik, hekuri e kalciumi janë tre nga llojet përbërese të vitaminave prenatale. Këto...

Ky shtet ndalon abortin me ligj. 3 rastet e vetme kur e lejon

Guvernatori i Oklahomas Kevin Stitt firmosi të mërkurën ligjin e ndalimit më të rreptë...